Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Fillon Bibliotekonomia

Biblioteka Kombėtare dhe Universitare e Kosovės nė bashkėpunim me Bibliotekėn Kombėtare tė Shqipėrisė organizojnė pėr herė tė gjashtė Konferencėn Kombėtare tė Bibliotekonomisė.

E shtune 19 Nėntore 2011 11:47

Kjo konferencë mbahet në Prishtinë, në BKUK, me datat 18 dhe 19 nëntor.

Konferenca, tashmë e shndërruar në një aktivitet tradicional mes dy bibliotekave shqiptare, fillon me 18 nëntor në ora 11:00 në Amfiteatrin e Madh të BKUK-së, ku në hapjen solemne atë do ta përshëndesin Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ramë Buja, ai i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, si dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka. Ndërkaq, me referimet për aktivitetin dhe zhvillimet bibliotekare do të paraqiten dy drejtorët e institucioneve më të larta të bibliotekarisë në Shqipëri dhe Kosovë, Aurel Plasari dhe Sali Bashota.

Temë bosht e edicionit të gjashtë të Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë do të jetë “Perspektiva kombëtare në integrimet botërore”, ku do të flitet rreth rolit dhe rëndësisë së bibliotekave në sferën e integrimeve të përbotshme kulturore, që janë të rëndësishme dhe shumë domethënëse edhe për kulturën e vendit tonë. Veçantia e këtij edicioni të gjashtë është se në të do të ketë kumtesa dhe referime të larmishme nga fusha e informacionit bibliotekar, procesit të digjitalizimit të librit dhe perspektivës së tij për kulturën dhe bibliotekarinë në Kosovë.

Gjithashtu, në këtë edicion do të bëhet prezantimi i Portalit Albanologjik, i cili është një projekt i rëndësishëm i integrimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy bibliotekave tona, Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës (BKUK) dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë (BKSH). Në këtë portal do të jenë të pranishme informacionet themelore rreth librit dhe kulturës sonë kombëtare, por ai do të jetë i rëndësishëm edhe në planin e integrimeve botërore e globale, ngase synohet që ai të jetë një portë e rëndësishme e kulturës dhe librit shqiptar.

Edicioni i gjashtë i Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë do t’i ketë tri seanca, ku me kumtesat e tyre do të paraqiten njohës të zhvillimeve në fushën e bibliotekarisë, si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri./express/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve