Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Fillon festivali - NJĖ BOTĖ


E mėrkure 14 Dhjetor 2011 11:27

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut (KMDLNJ), organizon në Prishtinë edicionin e XI të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut, “NJË BOTË”. Drejtuesit e KMDLNJ-së thonë se është gjithçka gati për fillimin e festivalit, ndërsa theksuan se përkundër shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut në Kosovë, ka pasur pak të interesuar për të prodhuar filma dokumentarë që sensibilizojnë opinionin me këtë dukuri.

Edicioni i sivjetmë i Festivalit “Një Botë” do të nisë sonte nga ora 19.30 në kinemanë ABC në Prishtinë. Gjatë katër ditëve sa do të zgjasë festivali do të shfaqen 20 filma, të cilët njëherit do të jenë pjesë e konkurrencës zyrtare, prej të cilëve 17 do të jenë filma të autorëve ndërkombëtarë dhe 3 filma të autorëve vendorë.

Drejtori ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala ka thënë se festivali përmes shembujve nga e kaluara dëshiron të tregon se sa janë bërë përparime në aspektin e të drejtave të njeriut.

“Festivali ka për qëllim që të ngrit vetëdijen për të drejtat e njeriut, për respektimin e tyre dhe jo vetëm të merremi me pasojat e shkeljes së të drejtave të njeriut. Natyrisht që ky festival e ka për qëllim që përmes shembujve nga e kaluara të shkojmë drejt ardhmërisë, sepse nuk rrihet ekskluzivisht me atë që ka ndodhur në histori, po të merret një shembull pozitiv se sa janë bërë përparime në vendet ku ka pasur konflikte të armatosura dhe a ka ndonjë zhvillim apo ngjarje që lidhet me përparimet që janë bërë në Kosovë”, ka theksuar ai.

Kurse drejtori artistik i festivalit, Arian Zeka bëri të ditur se në edicionin e njëmbëdhjetë do të shfaqen 20 filma dokumentarë për të drejtat e njeriut, të autorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, ndër ta edhe fitues të çmimeve të ndryshme të festivaleve prestigjioze ndërkombëtare.

“Do të shfaqën 20 filma dokumentarë, shumica e tyre janë të metrazhit të gjatë, 17 prej këtyre filmave janë filma të autorëve ndërkombëtarë çka na bënë të ndihemi jashtëzakonisht krenarë për pjesëmarrjen e këtyre autorëve, shumë prej këtyre filmave janë fitues të çmimeve prestigjioze nga festivalet e ndryshme botërore, prej të cilave do ta veçoja një që është fitues i çmimit të jurisë në festivalin e KAN-it”, ka theksuar ai.

Por derisa gjithçka është bërë gati për fillimin e festivalit, drejtori ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala ka theksuar faktin se përkundër shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut në Kosovë, ka pasur pak të interesuar për të prodhuar filma dokumentarë nga vendi që sensibilizojnë opinionin me këtë dukuri.

“Te ne shumë flitet për të drejtat e njeriut mirëpo, po e shihni se ka shumë pak interesim në Kosovë për prodhimin e filmit dokumentar për të drejtat e njeriut dhe është aq më keq që këtu ka aq shumë materiale që po të gjiroheshin edhe 100 filma brenda vitit do të ishte pak ,mirëpo përkundër përpjekjeve për sensibilizim, përkundër përpjekjeve që t’i shtyjmë ata të cilët merren me këtë çështje të prodhojnë filma dokumentar për të drejtat e njeriut nuk ka pasur ndonjë përparim të dukshëm”, ka theksuar Shala.

Në mesin e shumë filmave ndërkombëtarë, në festivalin “NJË BOTË” do të shfaqen edhe ata vendorë, si “Krim në Drejtësi” nga autori Milaim Zeka, “Njeriu në kafaz” nga Ramadan Muqolli si dhe “Goli Otok” nga Mirka Krasniqi. Hyrja në këtë festival do të jetë falas, ndërsa në kuadër të festivalit do të organizohen edhe debate të ndryshme./Kosovapress/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve