Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Filluan bisedimet izraelito palestineze


E enjte 2 Shtator 2010 9:04

 

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka hapur sot bisedimet izraelito palestineze në kryeqytetin amerikan duke bërë thirrje që “të zgjidhen të gjitha çështjet thelbësore brenda një viti”.

"Vendimi për tu ulur në këtë tryezë nuk ishte i lehtë. Ne i kuptojmë dyshimet dhe skepticizmin të cilat i ndjejnë shumë dhe që janë krijuar me vite të konfliktit dhe të shpresave të frustruara"….tha Sekretarja Klinton pas nisjes së bisedimeve.

Kryeministri i Izraelit, Benxhamin Netanjahu duke iu drejtuar presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, të cilin e quajti “partner në paqe”, kërkoi nga ai që edhe palestinezët ta njohin shtetin e Izraelit.

“Njejtë siç prisni ju nga ne që të jemi të gatshëm të njohim shtetin palestinez si shtet i popullit palestinez, ne presim që ju të jeni të përgatitur ta njihni Izraelin si shtet i popullit hebre...” tha Netanjahu.

Bisedimet izraelito palestineze do të vazhdojnë me ndërmjetësimin sekretares Klinton dhe ndërmjetësit për paqe në Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçell.

Abas nga ana e tij ka thënë se beson që një ujdi paqësore mund të arrihet brenda një viti. Ai i bëri thirrje Izraelit të ngrijë ndërtimin e e kolonive hebreje në Bregun Perëndimor në mënyrë që të krijohet një shtet i pavarur palestinez.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve