Displax, një kompani portugeze premton të shndërrojë çdo sipërfaqe të sheshtë ose të përkulur në një ekran me prekje. Kompania ka krijuar një film polimeri më-të-hollë-se-letra që mund t’i ngjitet xhamit, plastikës apo drurit për ta shndërruar në një aparat me input interaktiv.
“Është shumë i fuqishëm, i saktë dhe i dobishëm,” thotë Miguel Fonseca, menaxher në kompaninë Displax. “Mund të përdorni filmin tonë mbi gjithçka, përfshirë ekranet me E-Ink, OLED apo LCD.”
Ndërveprimi kompjuter-njeri që shkon përtej tastierës dhe miut është një teknologji në rritje të madhe. Prej kur Apple ka sjellë publikisht funksionalitetet me prekje tek iPhone dhe iPod Touch prekja është një arritje e re që i presim nga aparatet tona.
Filmi i Displax varion nga 3 inç deri në 120 inç diagonalisht.
“Nëse Displax mund ta bëjë këtë për ekrane të mëdhenj, do jetë një nga kompanitë e para për të bërë atë që quhet multi-prekje masive”, thotë Daniel Wigdor, arkitekt për eksperiencën e përdoruesve tek Microsoft i cili fokusohet në kompjutimin me multi-prekje dhe me lëvizje. “Nëse shikoni teknologjinë aktuale në treg për ekrane të mëdhenj me prekje ata përdorin kamera me infra të kuqe që ndjejnë vetëm nga dy deri katër pika kontakti. Displax na çon në hapin tjetër.”
Teknologjia e fundit e Displax punon si në sipërfaqet transparente, ashtu edhe në ato jo të tejdukshme. Filmi ka një transparencë prej 98 % (niveli i dritës që reflektohet përtej sipërfaqes). “Ky është nivel i kënaqshëm transmetimi”, thotë Widgor.
Momentalisht filmi ndjen deri 16 gishta mbi një ekran 50 inç dhe teknologjia e prekjes është e përafërt me atë që kemi parë tek iPhone, reagimi i prekjes është shumë i mirë, thotë Fonseca.
Dhe nëse prekja nuk mjafton, Displax i lejon përdoruesve të ndërveprojnë me ekranin duke i fryrë. Displax thotë se teknologjia mund t’i aplikohet ekraneve standard LCD.
Displax synon që brenda korrikut të këtij viti të nxjerrë në treg aplikimet praktike të kësaj teknologjie. /krokodili.com/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)