Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Film mbi trafikimin e organeve


E enjte 25 Gusht 2011 15:57

Gazetat serbe ditëve të fundit po i kushtojnë rëndësi të dorës së parë trilerit me elemente horrori të titulluar “Captifs” (Robërit), të regjisorit të ri francez Yann Gozlan, ku rrëfehet historia e tregtisë me organe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por, ndryshe nga raporti i zviceranit Dick Marty, filmi i produksionit francez serbët nuk i prezanton si viktima të tregtisë me organe, por si kryesit e këtij krimi.

Ky detaj i vogël i ka prekur tej mase serbët, të cilët që tani filmin “Captifs” e kanë cilësuar si film të financuar nga shqiptarët, shkruan gazeta serbe “Novosti”. Filmi sipas kësaj gazete, është hedhur në treg një muaj para se Dick Marty ta prezantojë raportin e tij kontradiktor para Këshillit të Evropës.

“Captifs” flet për një grua me emrin Carole, e cila punon si aktiviste humanitare në ish-Jugosllavi dhe kur niset në drejtim të Kosovës me dy kolegë rrëmbehet nga një bandë e maskuar, të cilët në fakt janë trafikantë me organe njerëzore.

Edhe pse të rrëmbyer ata ushqehen me rregull dhe trajtohen mirë që të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, gjë që shkakton huti te viktimat. Kur ata e zbulojnë arsyen pse ndodh kjo thuajse vdesin nga frika.

Sipas skenarit, Zorani dhe miku i tij kanë një varrezë veturash, ku i rregullojnë makinat e ushtarëve amerikanë që punojnë në UNMIK.

Por, në bodrumin e “shtëpisë së qetë familjare” të rrethuar me kodra të ulta ndodhen disa qeli si të burgut dhe në fund të korridorit të gjatë ndodhet edhe thertorja e pashmangshme, ku ndryshe nga pjesa tjetër e shtëpisë drita është gjithmonë e ndezur.

Për ta bërë situatën edhe më dramatike në murin e ftohtë ngjyrë gri ndodhet i kapur një telefon – gjetje kjo sipas medieve serbe origjinale e regjisorit- cingërima e të cilit është uverturë e vrasjes së njërit nga të burgosurit.

Siç tregohet në film, telefonin e ngrit gjithmonë mjeku i veshur me mantel të bardhë por që nganjëherë e vesh edhe mantelin e gjelbër të përgjakur nga operimi. Shikimin mjeku e ka akullt fare pa ndjenja.

Personazhi tjetër negativ në shpinë e ka tatuazhin me fjalinë “Zoti e ruan Serbinë” gjë që sipas medieve serbe, do të duhej të ishte një dëshmi e fuqishme që ai ka marrë pjesë në ndonjë luftë ballkanike gjatë viteve të nëntëdhjeta si pjesëtar i njësiteve paramilitare. Gjithmonë ky personazh shfaqet duke folur pisët, ku çdo e dyta fjalë e tij është “të q...fsha”. Serbët paraqiten në film si organizatorë të trafikimit me organe njerëzore. Në role janë të angazhuar aktorë francezë dhe disa nga Ballkani.

Filmi përfundon me ikjen nga burgu të Caroles, personazhit kryesor bashkë me një vajzë të burgosur dhe vrasjen e serbëve, që në film prezantohen në role negative.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 6 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 2 here
  • selman E shtune 6 Gusht 2011 17:06

    po me vjen mir qe edhe bota ka nis me kuptu se serbet jan popull gjak pires dhe kta e kan ba gjith keto masakra ne vendet ballkanike edhe serbve ka nis me ju ec ora mbrapsht

    Reply

  • besa E marte 6 Shtator 2011 0:57

    me vjen mir edhe mu se vertet ashtu eshte se serbet jan gjak pires se cdokun ka vepru ashtu ssce cdokush eka kauptuar

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve