Ka filluar xhirimi i filmit që do të trajtojë krimet e kryera ndaj fëmijëve në Sarajevë, në kohën e rrethimit të këtij qytetit gjatë luftës në BeH.
Sipas asaj që kryetari i Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve të Vrarë të Sarajevës së Rrethuar (1992-1995), Fikret Grabovica i tha agjencisë Fena, premiera e filmit është paraparë të shfaqet më 9 maj.
Ai theksoi se, gjatë periudhës së kaluar Shoqata që e drejton ka shtypur monografinë e titulluar “Krimet ndaj Fëmijëve në Sarajevën e Rrethuar”, që është promovuar në Sarajevë, Zagreb, Dubrovnik dhe Mostar, ndërkohë që në shkurt do të promovohet edhe në Beograd.
"Promovimi i monografisë në Beograd është një gjë tejet e rëndësishme, ashtu që opinioni publik serb të informohet për krimet e kryera gjatë rrethimit të Sarajevës. Promovimi i monografisë organizohet nga kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, dhe shpresojmë që do të ndodhë në shkurt”, sqaroi ai./express/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereJo vrasjen e femijeve kta nuk e qujne terror, sepse kta qe i kane vra dihet kush kan qen e te vranit dihen.