Nga rrëfenjat, thuhet se perandori pers Anshurvan, në kohën e të cilit pati lindur profeti Muhamed a.s, pati deklaruar se kushdo që i thotë një fjalë të mirë, do e shpërblejë me 400 dinarë.
Një ditë, perandori po lëvizte nëpër qytet i shoqëruar nga eskorta e vet madhështore. Në një moment, ai vëren një të moshuar, diku tek të nëntëdhjetat, duke mbjellë një pemë ulliri. Ai qëndroi dhe e pyeti të moshuarin:”Përse e mbjell këtë pemë, ndërkohë që ajo nuk do të japë fruta veçse pas njëzet e ca vitesh?! Sakaq, ti je nëntëdhjetë vjeçar dhe është e pamundur ti shijosh frutat e saj.”
Bujku i moshuar ia ktheu:”Sot, ne korrim dhe vjelim ato që patën mbjellë të parët tanë. Kështu, më duhet të mbjell që të korrin dhe vjelin ata që do të vijnë pas nesh.”
Kjo fjalë i bëri përshtypje perandorit, i cili i tha:”Të lumtë. Kjo është vërtet një fjalë e mirë.” dhe menjëherë urdhëroi që plakut ti jepeshin 400 dinarë floriri.
I moshuari i mori në dorë dhe buzëqeshi. Perandori e pyeti:”Përse buzëqesh?”
I moshuari:”Pema e ullirit hyn në prodhim pas njëzet vitesh, kurse kjo pema ime që tani i dha frutat.”
Perandori ia ktheu:”Të lumtë!” Mandej duke iu drejtuar vartësve u tha:”I jepni dhe katërqind dinarë të tjerë!”
Me ti shtënë në dorë, bujku i moshuar buzëqeshi sërish. Perandori e pyeti:”Po tani, përse buzëqesh?”
Bujku ia ktheu:”Ulliri jep vetëm një herë në vit prodhim, kurse kjo pema ime ka filluar të japë dy herë.”
Perandori shtoi:”Të lumtë!” dhe urdhëroi ti jepeshin dhe katërqind dinarë të tjerë. Mandej, urdhëroi që eskorta të nisej menjëherë. Komandanti i ushtarëve që e shoqëronin e pyeti:”Përse nxitoni lartmadhëri?”
Perandori ia ktheu:”Po qëndrova më gjatë, do të më mbajronë thesaret e perandorisë, para se ti sosen fjalët këtij plaku.”
Thotë Zoti në Kuran:” Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e përqas fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli? Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon shembuj njerëzve, që t’ua vënë veshin.” (Ibrahim, 24-25)
/AO/
Reklama 229 x 170.png)
Olsi Jazexhi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Muhidin Ahmeti
Faik Miftari
Sali Shasivari
Mr. Ardian Ramadani
Mr. Iljasa Salihu
Artan Musliu
Opinione te lexuesve
Abdullah Klinaku
Opinione te lexuesve
Blerim Gashani
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull