Studiues të gjuhësisë dhe njohës të kulturës arabe, të martën paradite, janë bërë bashkë në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës në promovimin e Fjalorit arabisht-shqip të profesor Isa Memishit. Në dy vëllime me dy mijë faqe Memishi ka përthekuar 100 mijë fjalë. Krejt kjo punë kishte nisur kur vetë ai, në kohë studimesh, qe përballur me telashe të shumta në mungesë të një fjalori të tillë.
Ishte dashur më shumë se një dekadë që ai të përfundojë misionin që ia kishte vënë vetes.
“Duke marrë parasysh literaturën klasike shumë të pasur, krahas leksikut bashkëkohor të gjuhës arabe, më është dashur që në këtë projekt të përfshijë edhe e mjaft shprehje të vjetra”, ka thënë Memishi. E autori është shprehur modest dhe i hapur për kritika.
“Jam i vetëdijshëm se, me gjithë vëllimin e këtij fjalori, mund të më kenë shpëtuar fjalë të mos kem përfshirë në këtë botim. Më mban shpresa se në rast të ribotimit do të përpiqem ta pasuroj edhe më”, ka thënë ndër të tjera ai.
Organizator i këtij promovimi ka qenë Bashkësia Islame e Kosovës në bibliotekën e së cilës do të zërë vend ky libër. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se “botimi i këtij fjalori përpos që pasuron fushën e leksikografisë në gjuhën shqipe me fjalorë dygjuhësorë, do të krijojë rrethana dhe kushte të reja për studiuesit, shkencëtarët e publicistët.
Për Bardh Rugovën, shef i Departamentit të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë, fjalori është një ndërtim i fuqishëm që tregon seriozitet të autorit.
“Është një vepër ambicioze, e guximshme dhe e dobishme”, ka thënë Rugova. “Fjalori arabisht – shqip i profesor Memishit përmbush një mungesë të botimeve të këtilla në gjuhën shqipe”.
Për Feti Mehdiun fjalori është vepër madhore për kulturën shqiptare.
“Ky promovim është një moment i veçantë dhe është ngjarje e rrallë për historinë e kulturës shqiptare, në përgjithësi dhe për leksikografinë e orientalistikën shqiptare në veçanti”, ka thënë Mehdiu. Sipas tij, fjalori është një urë që lidh dy popuj.
“Një fjalor sikur ky ka qenë i shumëpritur për opinionin shqiptar, për studiuesit, për publicistët, shkencëtarët, madje edhe për njerëzit kureshtarë që dëshirojnë të pasurojnë kulturën personale dhe të hapin horizonte të reja të dijes”, ka thënë Mehdiu./koha/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 4 hereurime profesor paskit bere nje pune te madhe All-llahu iu shperblete e iu shtofte diturine
Eselamu Alejkum ju pershendes dhe ju uroj per kete fjalor shum te pritur. Nese ka dikush informacion per qmimin e tij dhe vendin se ku mund ta blejm kete fjalor Allahu ju shperbleft le te shkruj ne koment, se Allahu thot ne Kurran: Ndihmohuni mes bvete ne pun te mira ....
S.A. Dr.Isa tė pėruroj pėr pėrktimin qė ke bėrė dhe tė uroj edhe pėr suksese tė tjera nė tė ardhmen.
S.A. KAM NEVOJ SHUM PER NJE FJALOR SHQIP ARABISHT POR SIKEMI ADRESEN TUAJ PERTA POROSITUR