Në Francë, brenda vitit, 30 deri në 70 000 francezë konvertohen në Fenë islame. Shumica e të konvertuarve janë femra
Duke hulumtuar këtë fenomen masiv të konvertimit në Islam, gazetarët e televizionit kombëtar francez „National” Pierre Nicolla dhe Jean-Michelle Mier kanë bërë një reportazh të shkurtër, i cili u transmetua në televizionin kombëtar. Me këtë rast, gazetarët kanë biseduar me dy femra të konvertuara në Islam.
Jeraldine, nënë e dy fëmijëve, thotë se është krenare që është franceze dhe muslimane, tani xhamia është ajo që tërheq, e jo kisha.
Ajo, dikur ishte krishtere, e admironte priftin dhe gjithmonë mbante një kryq rreth qafës. Megjithatë, më 15 Gusht, kur krishterët festojnë ngjitjen e Marisë, ajo vendosi ta pranojë Islamin. E gjitha, që iu desh të bënte, ishte të shqiptonte një fjalë: Lâ ilâhe illallâh, Muhammedu Resûlullâh, që do të thotë: Nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe Muhamedi a.s. është i dërguari i Allahut.
Sot, ajo bartë shaminë. Derisa vajza e saj mendon se ajo duket si afrikane, Jerladine thotë se në brendinë e saj ndihet shumë mirë.
“Para konvertimit tim, njerëzit më njihnin si një femër të brishtë franceze, dikë që mund ta mashtrojnë lehtë, por që kur e kam vënë mbulesën, si një muslimane, jam bërë grua dhe motër e respektuar.
Jeraldine e pranon nevojën për disiplinë, e Islami këtë ia dhuron. Për shembull, më nuk konsumon alkool, por për këtë nuk i vjen aspak keq, ajo thotë se është e njëjtë si ushqimin që ju e përgatitni në një mënyrë të caktuar dhe pastaj vendosni ta provoni në një mënyrë tjetër dhe e zbuloni se kjo është më mirë.
Konvertimi i Valerisë në Islam ka ndodhur para Jeraldines. Ajo është një mjeke e shkëlqyer, ka dy vite që është muslimane. Nuk mund të themi se prindërit e saj janë sjell keq, por gjithsesi, ata nuk ishin të pajtimit në lidhje me konvertimin e saj. Ajo tha: “Ata nuk janë të interesuar, askush në familje nuk ka lexuar ndonjë libër për Islamin, gjithçka që dinë është se janë kundër”.
Para konvertimit në Islam, ishte shokuar për ndalimin e hixhabit në shkolla, dhe tronditur nga bota perëndimore e cila është bërë materiale.
“Ajo që më së shumti më pengon është mënyra se si e vlerësojmë personin, është mirë kur jemi konkurrent, nuk ka rëndësi nëse jemi pak të dyshimtë në karakter apo mashtrues, por gjithçka është reduktuar në çështjen e tregtisë, e asgjë më shumë”, thotë Valerie
Në të ardhmen ajo shpreson të martohet me një muslimanë, dhe nëse ata do të kenë fëmijë do t’i edukojnë si muslimanë. /islamgjakova.net/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 4 hereElhamdulilah po me knaqet zemra kur po lexoj keso shkrime e Allahu e shprebleft edhe artikull shkruesin me Xhenet inshalla sikur ato motrat tona franceze qe Allahu i shperbleu me shpetim te perjetshem.Ja kjo eshte fuqia e Allahut pra ne Francen me nji fanatizem krishterik kur e ndalojn hixhabin e zgjojn kersherin e mendjeve te ndritura te francezve per ta pa se cili qenka pra Islami dhe keshtu pastaj po binden se vertet Islami qenka fe e vertet Urime festa e Kurban Bajramit
Shum e vertet dhe plotesishte e kuptushme . TE MENQURIT E ZGJEDHIN FEN ISLAME Por eshte per mu qudit me muslimanet e marokut e te algjeris nuk them per te gjithe meren me poshtersit me te medhaja ne franc prej alkoholit ,prostitucionit e deri te droga ,per fat keq keta e kane emrin musliman e veten e quajen arap Allah i drejto te gjithe muslimanet ne rugen e drejte e per lakmi per te tjer .
islami eshte fe e gjithe universit,sistemi peredimor heret ose von do te rezohet,ndoshta tani eshte afruar.por cdo musliman e ka obligim te behet ambasador i fese islame ne vendet jo muslimane,duke treguar keshtu vlerat e larta te demokracise,diturise,shkences dhe drejtesise se islamit,e jo duke u radikalizuar ne forma e menyra te ndryshme.nese eshte ne pyetje dituria apo shkenca ajo duhet bere nga ne muslimanet ajo eshte Islami i vertet e jo ta bejne fete e tjera.LEXO STUDIO NE EMER TE ZOTIT TEND.shkollim per muslimanet. ME RESPECT
O vlla i nderuar po qka po shkon aq larg te marokient e te algjeriant po ti a nuk po i sheh shqiptarėt tan tė cilėt e njohin vetėn pėr musliman dhe nuk lojn sen pa bo more vlla, po mu tut prej tyne vallahi se tė marrin nqaf ma zi se jomuslimant ma ban hallall po ky ėshtė realiteti i hidhur.