Sipas zyrtarëve të Luvrit, galeritë e reja përbëjnë risinë më të rëndësishme arkitektonike që nga ndërtimi i Piramidës prej qelqi 20 vjet më parë.
Projekti në fjalë nisi në vitin 1995, kur drejtuesit e muzeut vendosën të ndërtojnë një krah të tërë për të ekspozuar koleksionin e gjerë të objekteve historike, kulturore dhe artistike islame, që ata posedonin në oborrin Viskonti.
Deri tani, objektet e artit islam nuk kanë pasur ndonjë seksion të veçantë kushtuar vetëm atyre në muzeun e dytë më të vizituar të globit.
Koleksioni islam i Luvrit, edhe pse jo më i madhi, përbën ajkën e trashëgimisë së islame që lidhet me periudha të ndryshme. Galeritë e reja janë ndërtuar në një sipërfaqe prej 2800 metra katrorë.
Koleksioni i Luvrit është një nga më të pasurit në botë, me vepra arti që përfaqësojnë 11.000 vjet të qytetërimit dhe kulturës njerëzore./bs/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull