Titulli: Frymezim besimi
Autor: Hamdi Nuhiju
Redaktor gjuhesor: Agim Avdiu
Kopertina: Milaim Mustafa
Rradhitja: Visar Korenica
Recezent: Dr. Hatixhe Ahmedi
Shtypi: Print ISM, Shkup
Tirazhi: 500 kopje
Fjala e recensuesit
Në historinë botërore ka shumë njerëz që frymëzohen nga ajo që ndjejnë në shpirt. Ky frymëzim iu shfaqet si fryt i dashurisë ndaj Krijuesit të tyre. Shumë prej tyre këtë dashuri e mbajnë të fshehtë në zemër por gjurmët e saj në fytyrat e tyre mund t’i vërejnë vetëm ata që Allahu u ka mbjellë ëmbëlsinë e imanit në zemrat e tyre të pastra. Shumica e këtyre njerëzve arrijnë ta shprehin këtë dashuri ndaj fesë dhe Allahut të tyre në forma të ndryshme, por forma më efikase e shprehjes së kësaj dashurie është ajo e ndërthurur në shkronja dhe vargje, ashtu siç gjendet tek libri të cilin e kemi në duar.
Duke lexuar veprën e autorit z. Hamdi Nuhiu, afrohesh edhe më tej në brendinë dhe dashurinë e shpirtit të tij ndaj fesë, ai të jep një pasqyrë të jetës së tij, ku ti me të vërtetë hidhesh në një det të pafund, ku njihesh me individët, bashkësitë, grupet dhe vendet nëpër të cilat jetoi autori.
Këto tregime joshëse të besimit janë shumë të nevojshme për rininë tonë, sepse ato janë modele shembull, meqë të gjitha këto i ka përjetuar vetë autori. Sigurisht se kur përsoset besimi përveç veprave aty merr pjesë mendja dhe truri, ndërsa zemra dhe shpirti fillojnë të rriten dhe të lëvizin më gjallërisht.
Në këtë libër gjithashtu hasim në shprehje filozofësh që janë të ndikuar nga epoka e filozofisë së thatë por të demantuara me shumë argumente që më pas kanë treguar sukses në edukatën shoqërore dhe zhvillimin e rinisë në veçanti.
Sikurse jemi edhe vetë dëshmitarë, në shekujt e fundit janë përhapur dukuri të shumta negative në mesin e muslimanëve. Ata nuk mund t’i shpëtojnë lehtë imoralitetit, moszbatimit të urdhrave të detyruara nga Allahu gjë që më pas i godasin shumë fatkeqësi. Këto sëmundje sigurisht që kërkojnë edhe kurimin e tyre me ilaçe efikase, gjë që z. Hamdiu duke u munduar të sjellë shembujt dhe përjetimet e tij jetësore ka arritur në një farë mënyre të sjellë një ilaç të duhur, duke i mjekuar plagët e muslimanëve me ilaçe të duhura që burojnë nga Kur’ani i Famshëm dhe nga jeta e vepra e të Dërguarit, Muhamedit s.a.v.s.
Me rrëfimet dhe sjelljet e tij të sinqerta, ai tregon shumë mirë kahun që i mundësoi të lëvizë në rrugë të drejtë, por kuptohet me shumë sakrificë dhe flijim, e në anën tjetër i përmbushur me moral, por që i mundësoi të plotësojë boshllëkun e kësaj bote (dunjasë) dhe shijimin e begative (ni’meteve) të Botës Tjetër (Ahiretit).
Këta shembuj janë një karvan shumë frytdhënës për rininë. Në ditët e sotme nuk vlen më luftimi me armë, arma përdoret vetëm për armiqtë. Ndërkaq, arma më e fortë për besimtarin është luftimi me argumente, me laps, dituri dhe sinqeritet. Sot ka shumë dallim në mes llojeve të luftës, kemi luftë të brendshme dhe luftë të jashtme. Kuptohet se lufta e brendshme luftohet shumë më vështirë, por nëse përshkruhet gjithmonë mbetet e gjallë.
Si rezultat i kësaj lufte autori ka arritur që të fitojë një besim të paluhatshëm, të prerë, ka arritur të shijojë kënaqësinë e imanit dhe të brohorisë njëherë e përgjithmonë se zëri apo fryma më e lartë është “Zëri Islam” apo “Fryma Islame”, për të cilën e përgëzojmë përzemërsisht.
Edhe njëherë më duhet të them se gjatë recensimit të këtij libri, thellësisht i ndjeva këto të vërteta të përmendura. Lexuesve të nderuar u dëshiroj lexim të këndshëm ku besoj se do të mbeten të kënaqur me këto ngjarje të mahnitshme, të cilat janë një fakt i gjallë për gjeneratat e ardhshme.
Me frymëzim hyjnor ndërgjegjen e kaplon flaka e bukurisë dhe dashamirësisë vëllazërore. Kur has në ese dhe tregime të tilla shpirti të lartësohet duke udhëtuar në hapësira të larta, njësoj sikur kalojmë nëpër kopshte të Xhennetit.
Rreshtat e këtij libri besoj se do të jenë ngadhënjimtarë të zemrave të rinisë sonë. Në këtë libër haptazi dhe shumë qartë shihet lufta e brendshme shpirtërore e autorit.
Pas leximit do të vërejmë se do të dëgjojmë zërat e muslimanëve që një kohë na kanë tingëlluar. Ky libër është thirrje ndaj të gjithë njerëzve që kanë lakuar nga e drejta, nga dituria, logjika dhe bindja e së vërtetës. Mos të harrojmë se edhe mizorët më të mëdhenj kanë nevojë për drejtësi dhe sinqeritet.
Ata që do ta lexojnë këtë libër besoj se do të kenë përfitim dhe dobi nga kjo vepër. Autorit i dëshirojmë suksese të mëtejshme. Çdo përpjekje të orienton drejt një suksesi dhe udhëzimi i cili vjen shumë shpejt nga Allahu i Lartësuar.
Selame dhe dua të sinqerta...
Dr. Hatixhe AHMEDI
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 heresi mund ta bej download kete liber?