Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Sport

artikuj
 

Fundi i pritjes

Michael Essien ėshtė optimist se Chelsea do tė pėrfundojė pritjen e gjatė pėr Ligėn e Kampionėve kėtė sezon.

E shtune 4 Shtator 2010 17:01

 

Gjiganti londinez konsiderohej kandidat serioz në Evropë prej kur Roman Abramovich mori drejtimin e klubit më 2003. Ata arritën në gjysmëfinale të garës më 2004, 2005, 2007 dhe 2009 si dhe u mposhtën në penallti në finalen e edicionit 2008.

Chelsea ka fituar tre tituj në Premierligë, tre FA Cup-a dhe dy Kupa të Ligës prej kur Abramovich erdhi në Stamford Bridge, ndërsa tani skuadra është e vendosur të triumfojë në Evropë.

“Kemi vendosur objektiva të larta dhe synimi ynë është të fitojmë çdo garë në të cilën marrim pjesë. Tani do të luftojmë për katër tituj dhe të gjithë jemi të gatshëm të japim maksimumin. Jam shumë i lumtur që edicionin e kaluar fituam Premierligën dhe FA Cup, por jam i sigurt se këtë vit mund të shtojmë të madhën, Ligën e Kampionëve”, tha Essien për sportinglife.com.

“Të gjithë e dinë se çfarë rëndësie ka kjo garë për ne. Si ekip që ka fituar çdo titull shtetëror është e natyrshme që jemi të uritur për sukses në Evropë. Nuk dua të them se nuk na intereson Premierliga, FA Cup ose Carling Cup, sepse duam të fitojmë çdo garë në të cilën marrim pjesë. Të gjitha”, përfundoi ai./express/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve