Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Fundi zyrtar i operacioneve nė Irak


E marte 31 Gusht 2010 10:16

 

Shtetet e Bashkuara pritet të deklarojnë sot edhe zyrtarisht përfundimin e operacioneve luftarake në Irak, shtatë vjetë e gjysmë pas ndërhyrjes dhe rrëzimit të rregjimit të Sadam Huseinit.

Në mbrëmje presidenti Obama do të mbajë një fjalim nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë ku do të flasë edhe për rolin e Amerikës në Irak në të ardhmen dhe fokusimin në luftën kundër talibanëve në Afganistan. Obama, i cili kishte kundërshtuar ndërhyrjen në Irak gjatë fushatës presidenciale kishte premtuar t’i jepte fund luftës.

Pavarësisht fundit të operacioneve luftarake Shtetet e Bashkuara do mbajnë në Irak 50 mijë trupa të armatosura rëndë. Detyra kryesore e tyre do të jetë aftësimi i trupave irakiane të sigurisë. Trupat e mbetura amerikane janë paraparë të largohen nga Iraku deri në fund të vitit 2011.

Zëvendëspresidenti amerikan Xho Bajden ka arritur në Bagdad për të marrë pjesë në ceremonitë përmbyllëse të operacioneve luftarake./rel/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 1 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve