Përfaqësuesja e Spanjës në çerekfinale do të takohet me Paraguain, që në 1/8 e finales eliminoi Japoninë. Dueli çerekfinal do të luhet të shtunën.
Villa golin e shënoi në minutën e 63-të, ndërsa për të ky ishte goli i katërt në Afrikën e Jugut, që e bën atë ndër golashënuesit më të mirë. Pos tij vetëm edhe Gonzalo Higuain i Argjentinës dhe Robert Vittek i Sllovakisë kanë shënuar nga katër gola.
Për Portugalinë ky ishte goli i parë që e pësoi në këtë botëror dhe doli të jetë i kobshëm. Ishte edhe i pari në 12 ndeshjet e fundit.
Pas një kombinimi mes Andres Iniestas dhe Xavi Hernandezit ky i fundit e gjen Villën në zonë që shënojë pas tentativës së dytë përballë portierit Eduardo me një ndihmë të vogël nga traversa.
"Po shkojmë hap pas hapi. Kemi lënë pas vetes një kundërshtar shumë të fortë dhe të vështirë. Ne jemi në dijeni për potencialin që kemi, ndërsa tash na pret një punë e vështirë me Paraguain që e shoh si kundërshtar shumë të vështirë", ka thënë Villa.
Villa pati edhe dy gjuajtje nga distanca në minutën e shtatë dhe të 77-të, që u dëbuan nga Eduardo. Sergio Ramos (61') harkoi për rezervistin Fernando Llorenten, por gjuajtja e tij u prit nga Eduardo. Në fakt, Spanja ishte më dominuese në gjithë fushën. Mbajti shumë më shumë topin, ndërkohë që lojtari kyç i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, u markua mirë, duke mos i dhënë fare hapësirë. Kjo përfaqësuese nuk kërcënoi shumë portën e Iker Casillasit. Cristiano Ronaldo (28) nga gjuajtja e lirë tentoi, por Casillas nuk u befasua, ndonëse me vështirësi e priti topin. Mbrojtësi Carles Puyol (52') gati sa nuk u tregua fatal për portën e tij pas harkimit të Hugo Almeidas, por topi përfundoi pranë portës.
"E dimë se po punojmë mirë, por ne duam të krijojmë histori, andaj duhet të jemi të kujdesshëm, sepse gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt", tha trajneri spanjoll Vicente del Bosque.
Portugalia ndeshjen e mbylli me një futbollist më pak, pasi mbrojtësi i djathtë Ricardo Costa u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit të ndeshjes pasi goditi me bërryl Joan Capdevilan.
"Treguam ambicie dhe dëshirë për të fituar, por kjo nuk mjaftoi. Do të kthehemi edhe më të fortë", komentoi trajneri portugez Carlos Queiroz./koha/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull