Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Fusnota s’e garanton BE-nė

Formula qė pritet tė zyrtarizohet tė martėn nė Bruksel, nuk ka kurrfarė garancie se do tė pranohet edhe nga pesė vendet e BE-sė qė nuk e kanė njohur Kosovėn.

E marte 21 Shkurt 2012 9:28

 

Deri më tash Kosova nuk ka mundësi të nënshkruajë marrëveshje me BE-në si organizatë për shkak se pesë vende anëtare të saj, Rumania, Greqia, Spanja, Qiproja dhe Sllovakia nuk e njohin Kosovën si shtet dhe për këtë shkak BE-ja detyrohet ta trajtojë vendin, raporton “Zëri”.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të dielën përmes disa medieve ka thënë se ai është i gatshëm ta pranojë përfaqësimin e Kosovës në nisma rajonale duke e njohur edhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244.

Kjo rezolutë, në pikën 4 të saj e “konfirmon se pas tërheqjes, një numër i caktuar i personelit ushtarak serb e jugosllav do të lejohet të kthehet në Kosovë që të vazhdojë të luajë funksionet e saj në pajtim me aneksin 2”.

Me qëllim që të qetësojë reagimet e opinionit për këtë fakt, qeveria po mundohet të sqarojë se arritja e kësaj marrëveshje me Serbinë, i hap rrugë Kosovës që nga ai moment të nënshkruajë marrëveshje kontraktuale edhe me BE-në.

Burime të “Zërit” në Bruksel kanë thënë se mënyra se si do të paraqitet Kosova në forume rajonale nuk i rregullon edhe marrëdhëniet e BE-së me Kosovën.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve