Eurokomisari për zgjerim në Bashkimin Evropian, Shtefan Fyle, së bashku me raportuesin për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian Riçard Hovit dhe ish kryetarin e Europarlamentit Jirzhi Busek, sot janë në Shkup me qëllim që të bëjnë presion që t'i jepet fund krizës politike.
"Komsiari Fyle do të niset në IJR Maqedoni sonte në një mision të përbashkët me anëtarët e Parlamentit Evropian Hovit dhe Busek, me qëllim që të takohet me palët e prekuara dhe të kontribuojnë që të gjendet mënyrë se si të tejkalohet kriza aktuale politike. Solucioni i krizës do të ndihmojë që të krijojë kushte për raportin që KE-ja e përgatiti mbi bazën e vendimit të vendeve-anëtare për këtë pranverë. Ajo do të krijojë kushte që ky raport të jetë pozitiv, theksoi zëdhënësi i Fyles, Petar Stano, dje në një pres-brifing zyrtar në ndërtesën e Komisionit Evropian.
Në njoftimin e dërguar nga raportuesi i PE-së, Hovit, thuhet se nën dritën e krizës aktuale politike, ai së bashku me Busek dhe Fyle do të vijnë në Shkup dhe në të citohet:
"Prania jonë e përbashkët, si PE dhe KE dhe parlamentarë të dy prej partive më të mëdha politike në Europarlament, do të tregojnë se Evropa është e bashkuar në atë që tani ka ardhur koha që ndarjeve në Shkup t'i vijë fundit," rekomandon eurodeputeti britanik Hovit, i cili sipas paralajmërimeve duhet që sot në mëngjes të nisej drejt kryeqendrës së Maqedonisë, por këtë e anuloi për sonte, së bashku me eurokomisarin për zgjerimin dhe me ish-kryetarin e PE-së.
Sipas informacioneve nga Unioni, misioni i treshes evropiane do të sigurojë garanci për fundin e ngërçit politik në Maqedoni, me këtë që qëllimi kryesor, si edhe pararakisht, do të jetë se partitë poltike mundet dhe duhet që të vendosin interesin e vendit dhe të qytetarëve në vendin e parë, para interesit personal dhe atij partiak. kryministri Nikolla Gruevski dje deklaroi se Fyle vjen në Maqedoni i shqetësuar për situatat me të cilat ballafaqohemi.
"Ai edhe në të kaluarën ka tentuar të ndihmojë dhe është e qartë se edhe nesër sërish do të vijë në tentim që me forca të përbashkëta të bëjmë përpjekje që të zgjidhen punët. Jemi të gatshëm për bisedë në bazë të parimeve tona dhe pozitave të cilat i kemi vendosur, por shpresoj se mençuria do të mbisundojë te njeriun i parë i LSDM-së, pasi prakitisht gjithçka vjen prej tij", tha Gruevski.


