Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shėndetėsi

artikuj
 

Gjashtė kėshilla tė vlefshme pėr pėrgatitje tė pemėve dhe perimeve

Njė shprehi e mirė: Hani ēdo ditė aq pemė e perime sa mbajnė dy pėllėmbėt e duarve tuaja.

E hėne 8 Gusht 2011 16:07

Gjatë verës që nga dredhëza, qershia, boronicat e deri te trangujt, specat, domatet dhe sallatat e ndryshme, gjatë dimrit që nga mollët, dardhat, bananet e deri te lakrat e perimet të tjera që gjenden në treg, pemët dhe perimet nuk guxojnë të mungojnë nga ushqimi i juaj ditor.

Të gjitha këto produkte është më së miri që të jenë sa më natyrore që është e mundur, që do të thotë të konsumohen të freskëta, apo të përgatitura me kujdes. Gabimet më të shpeshta në lidhje me pemët dhe perimet pas blerjes janë: qëndrojnë gjatë dhe në vend të papërshtatshëm, zihen gjatë, zihen në shumë ujë apo ngrohen prapë pas ftohjes, dhe si rezultat i kësaj humbin shumë elemente të dobishme.

Më poshtë po i radhitim disa këshilla të shkurta dhe të lehta për t’u mbajtur në mend, por tepër të rëndësishme për ruajtjen e vlerës dhe elementeve më të rëndësishme ushqyese të pemëve dhe perimeve që ju i konsumoni.

 


 

   •   Gjatë larjes, mos i leni të qëndrojnë gjatë në ujë, sepse i humbin albuminat, vitaminat B1 dhe C, Kalciumin dhe Hekurin.

   •   Zbutni pemët apo perimet në ujë të nxehtë ose në avull sa më shkurt dhe përdorni pak ujë, vetëm pak apo aspak yndyrë.

   •   Pemët edhe perimet para se të përgatiten nuk duhet të qëndrojnë në vend të nxehtë dhe me diell, për shkak se shpejt humbin elementet më të vlefshme të tyre. E njëjta gjë ndodh edhe kur pemët dhe perimet copëtohen në pjesë të vogla.

   •   Parimisht duhet ta dini që Vitamina C në pemë dhe perime shkatërrohet shpejt gjatë nxehjes – me përjashtim të patates dhe lakrave.

   •   Nëse i përzieni perimet e ziera me ato të freskëta keni më shumë vitamina në pjatën tuaj. P.sh. Nëse përgatitni panxhar të kuq, atëherë shpërndajeni mbi të edhe pak panxhar të freskët të copëtuar imët.

     Dhe së fundi ta vendosim pikën mbi shkronjën “I”. Shpërndani mbi të gjitha gjellët, supat, sallata apo soset edhe pak barishte të freskëta si majdanoz, fletë hudhre, fletë qepe etj.  

Zbatoni këto këshilla menjëherë dhe rregullisht, ndërsa ne u garantojmë se kjo do t’u sjellë një hap më afër të ushqyerit të shëndetshëm kurse një hap më larg sëmundjeve që vijnë tinëz dhe ngadalë.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve