Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

Gjermani, fillojnė evakuimet nga pėrmbytja


E mėrkure 5 Qershor 2013 7:00

GJERMANI

Rreth 600 njerëz janë evakuuar në Dresden të Gjermanisë, pasi vërshimet vazhdojnë të kërcënojë pjesët jugore të Gjermanisë, Austrisë dhe Republikës Çeke.

Niveli i lumit Elba në qytetin historik gjerman nuk pritet të kulmojë, deri të enjten në mëngjes.

Punonjësit e emergjencës kanë siguruar një digë, që do të mbronte nën kërcënimi dhe nga rrjedha e madhe e ujit.

Së paku 12 njerëz kanë vdekur dhe dy të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve nëpër tre shtetet.

Shtatë vdekje janë regjistruar në Republikën Çeke dhe tre në Gjermani, ndërsa dy persona janë raportuar të vdekur dhe dy të zhdukur në Austri.

Nivelet e lumenjve u rritën pas shiut të papritur, dhe terrenit të paaftë për të absorbuar ujë shtesë.

/mesazhi/

 



Gjermani, fillojnė evakuimet nga pėrmbytja

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 4 = ?