Hamburgu do të njohë një nga tre organizatat më të mëdha islame, si përfaqësuese e myslimanëve tek autoritetet gjermane.
Për herë të parë që nga themelimi i shtetit modern gjerman, myslimanët do të njihen si komunitet fetar, të cilit i janë garantuar dhe kodifikuar të drejtat. Ky jap vjen si kurorëzim i negociatave të zhvilluara mes tre organizatave islame më të mëdha ( Unioni islam turk, Këshilli i shoqatave islame dhe Unioni i qendrave kulturore islame) me tre qeveri të njëpasnjëshme që nga viti 2007.
Iniciativa për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me myslimanët, ishte e vetë presidentit të shtetit të Hamburgut, i cili i përket partisë Demokristiane. Qeveria e tij pati nënshkruar një marrëveshje të ngjashme me kishat katolike dhe protestante dhe më pas me komunitetin hebre.
Partia Demokristiane fitoi shumicën absolute në zgjedhjet lokale, gjë e cila i mundësoi të formojë qeverinë e Hamburgut në shkurt të vitit 2011. Pas rënies së koalicionit të mëparshëm, qeveria e re i nxori bisedimet me myslimanët nga ngrirja për ti kurorëzuar me këtë marrëveshje të rëndësishme.
Zëdhënësi i qeverisë së Hamburgut, Christof Holstein, ka thënë se marrëveshja e re vendos rregulla për organizimin e praktikave myslimane, ndërtimin e xhamive dhe të drejtën për ditë pushimi gjatë festave islame, kujdesin fetar për të burgosurit myslimanë në burgje, mësimin e islamit për nxënësit myslimanë, ngritjen e një varreze myslimane, dhënien e vizave për të sjellë imamë etj...”/AO/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 2 herehamburgun e udheheq partia socialdemokrate e jo demokristiane
All-llahu i bėftė Musliman