Gana me gjithë humbjen është kualifikuar edhe më tutje, duke iu falënderuar fitores së Australisë, ku edhe u rendit e dzta në grup.
Në pjesën e dytë të takimit, në minutën e 50-të Gana ka pasur rastin e qind për qind, por futbollisti Asamoah i vetmuar nuk arriti të mposhtë portierin gjerman, Neuer, i cili e ndali më këmbë. Futbollisti Ozil kur nuk arriti në pjesën e parë të shënoi gol nga një rast ideal, e bëri në pjesën e dytë.
Në minutën e 60-të, Ozil me dinakëri ka dërguar një gjuajtje sa të fortë aq edhe të saktë, duke e mposhtur në këndin e djathtë të epërm portierin e Ganës, Kingson dhe 1:0 për Gjermaninë. Pas një minute lojë, gati barazuan ganezët, kur futbollisti Tagoe gjuajti mjaft mirë me kokë, por shpëton porta gjermane.
Gjermania shkoi në të tetën e finales e cila takohet me Anglinë, ndërsa Gana ballafaqohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmi më i mirë i ditës së mërkurë padyshim është eliminimi i Serbisë nga Kampionati Botëror në futboll. Australia i shkeli me lojë dhe i mposhti me rezultat 2:1. Australia luajti për mrekulli në pjesën e dytë të takimit, duke e mos e lënë Serbinë të marrë frymë dhe e dërgoi edhe në shtëpi.
Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat 0:0. Në pjesën e dytë të takimit, australianët luajtën shkëlqyeshëm, duke i shkaktuar humbje Serbisë.
Në minutën e 69-të, kryetrimi i golit të parë, Cahill, me kokë ka shënuar gol dhe sjellë në epërsi australianët me shifrat 1:0. Pas vetëm katër minutave lojë, pikërisht në minutën e 73-të, Holman ka shënuar për epërsinë 2:0. Epërsi që tmerroi serbët dhe që gjunjëzoi edhe nga botërori. Serbia shënoi golin e nderit në minutën e 84-të nëpërmjet futbollistit Panteliq. Australia dëshmoi se është kombëtare e fuqishme, por fatkeqësisht nuk arriti që të shkojë më tutje. Australia zë vendin e tretë me katër pikë, ndërsa Serbia e fundit me tri pikë./zëri/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull