Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kupa Botėrore 2010

artikuj
 

Gjermania nėpėrkėmb Anglinė

Pėrfaqėsuesja e Gjermanisė ėshtė treguar skuadėr shumė mė e fuqishme pėrballė Anglisė duke e mposhtur me rezultat tė thellė prej 4-1, pėr tė siguruar kualifikimin nė ēerekfinale tė Kampionatit Botėror, Afrika e Jugut 2010.

E diel 27 Qershor 2010 22:32

Gjatë një pjesë të parë fantastike, Gjermania ishte ekip dukshëm më i mirë se Anglia. Me të filluar takimi, Mesut Ozil u gjend para portës angleze, mirëpo dështoi të shënojë për shkak të vendosjes së mirë të portierit David James.

Ndeshja vazhdoi me temp të lartë, ndërsa goli erdhi në një moment shpërqendrimi të mbrojtjes angleze. Pas një degazhimi fenomenal të portierit gjerman Manuel Neuer dhe një reagimi amatoresk të John Terryt, Miroslav Klose u lirua bukur nga Mathew Upson, me ç’rast shënoi për epërsinë e parë të gjermanëve (20’).

Një bashkëpunim të jashtëzakonshëm mes Kloses dhe Mullerit, e shfrytësoi Lukas Podolski, i cili nuk e pati problem të shënonte për rezultatin 2-0 (32’).

Anglia arriti ta ngushtojë rezultatin pas një krosimi nga këndi, të cilin e shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer Steven Gerrard, që me një harkim në zonë arriti ta shërbejë Mathew Upson, i cili shënoi për rezultatin 2-1 (37’).

Në fraksionin e dytë vetëm sa u sqaruan gjërat. Anglia e nisi me dominim pjesën e dytë, por ishin gjermanët ata që u treguan konkretë dhe shfrytëzuan gabimet e mbrojtjes së dobët angleze.

Dy kundërsulme të Gjermanisë ishin vrasëse për Anglinë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Bastian Shweinsteiger gjeti të vetmuar Thomas Mullerin që nuk e pati të vështirë të shënonte për golin e tretë të gjermanëve (67’), ndërsa pas një kundërsulmi tjetër identik, Mesut Ozil tejkaloi mbrojtjen angleze, ndërsa më pas e shërbeu Thomas Mullerin që shënoi golin e tij të dytë në këtë takim (70’) dhe të katërtin për Gjermaninë.

Në çerekfinale gjasat janë shumë të mëdha që të kemi edhe një “finale” tjetër, kur kihet parasysh se kundërshtar i Gjermanisë mund të jetë Argjentina, mirëpo njëherë duhet të presim për duelin e të dielës mbrëma që skuadra e Maradonas e zhvillon kundër Meksikës. /Telegrafi/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve