Deputetja Englantina Gjermeni, është shprehur se Berisha bën premtime boshe, pasi sipas saj, nëse do të ishin bërë të gjitha rrugët që kryeministri ka premtuar Shqipëria duhet të ishte më e madhe.
Më tej, ajo thotë se ka më shumë se një vit që sipërmarrësit nuk marrin paratë nga qeveria për ponët e bëra.
“Berisha përmend rrugë e vetëm rrugë, por në fakt gënjen. Nëse do të ishin bërë të gjitha rrugët që ai ka thënë dhe sidomos po të numërohen shiritat që ai ka prerë, Shqipëria duhet të ishte 5 herë më e madhe nga çfarë është. Ajo që nuk tha Berisha, është përgjigja që presin sipërmarrësit e punëve publike për punët e kryera dhe faturat e palikujduara”, është shprehur ajo.
Gjatë fjalës së saj, Gjermeni tha se premtimin për mbeturinat dhe ujërat e zeza duhej të ishte realizuar mandatet e shkuara./start/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull