Udhëheqja komunale e Gjilanit ka ndërmarrë një hap të tillë, duke e cilësuar si tejet të domosdoshme hapjen e kësaj shkolle.
Siç ka thënë Avni Behluli, nismëtar për hapjen e kësaj shkolle, kjo ide ishte hedhur qysh në vitin 1995 në shtëpinë e grafikut Riza Fazliu dhe që nga ajo kohë, kërkesa pa reshtur i ishte dorëzuar qeverive lokale si para, ashtu edhe pas luftës.
Tashti, pas bisedave të vazhdueshme me kryetarin e komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa e me zyrtarë të ndryshëm nga Ministria e Arsimit, Drejtorisë Komunale të Arsimit të Gjilanit, gjatë gjithë verës është kontraktuar për themelimin e kësaj shkolle dhe është marr mbështetje nga ministri i Arsimit Enver Hoxhaj dhe që është implementuar hapja e kësaj shkolle nga kryetari i komunës Qemajl Mustafa.
Sipas Avni Behlulit, që nga viti 1999, në Gjilan, në kuadër të Shkollës së Mesme të Bujqësisë “Arbëria” ka pasur dy drejtime, ai për dizajn grafik dhe drejtimi për dizajn mode, të cilat kohë pas kohe edhe janë mbyllur dhe Behluli thotë se që nga viti 1999 në Gjilan në kuadër të shkollës së mesme bujqësore “Arbëria”, kanë ekzistuar dy drejtime; dizajn grafik dhe dizajn mode, mirëpo ka pasur raste që edhe këto dy drejtime janë mbyllur e për momentin janë pesë paralele, dy në klasën e X-të, dy në klasën e XI-të dhe një në klasën e 13-të.
“Në këto dy drejtime gjithmonë nxënësit iu kanë nënshtruar provimeve pranuese, sepse gjithnjë ka pasur interesim të jashtëzakonshëm”, ka thënë Avni Behluli, sipas të cilit tashti, shumë shpejt prite edhe hapja e konkursit edhe për dy drejtime të reja, atë të pikturës dhe të grafikës.
Avni Behluli, thotë se në rajonin e Gjilanit, ka kuadër të mjaftueshëm për hapjen e Shkollës Profesionale të Arteve Pamore, sikurse që edhe interesimi i nxënësve për t’u regjistruar në këtë shkollë është shumë i madh. Në këtë pjesë të Kosovës ka mbi 40 kuadro që kanë titullin e magjistrit në artet pamore dhe 80 të tjerë me fakultet, kurse ai beson se shumë shpejt shkolla e re e sapoformuar do të ketë edhe objektin e vet./zëri/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull