Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Gjykata e Tiranės rrėzon Prokurorinė, lė nė arrest shtėpie Ndrea Prendin


E premte 3 Shkurt 2012 11:38

 

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë, për zëvendësimin e masës së arrestit për ish komandantin e Gardës Ndrea Prendi.

Krahas kërkesës së bërë në Gjykatën e Apelit për prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës për ish komandatin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi, Prokuroria i kërkoi sot Gjykatës së Tiranës zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest shtëpie në arrest me burg.

Prokurorët Marjeta Zaimi dhe Genti Canaj i kërkuan gjykatës ndryshimin e masës së arrestit për kryekomandantin Ndrea Prendi, pasi sipas tyre skishte prova të reja që fajësonin të akuzuarin për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj, në protestën e 21 janarit të vitit 2011. Prokurorët në pretendimin e tyre nënvizuan, se pas ekspertimeve të kryera në laboratorët shqiptar dhe të FBI-së ka prova të pakontestueshme që vërtetojnë se Prendi ka qëlluar dhe arma e tij ka vrarë protestuesin Faik Myrtaj.

Nga ana e tij avokati mbojtës, Genci Gjokutaj kundërshtoi kërkesën, duke këmbëngulur në mos ndryshimin e masës duke e argumentuar me faktin se procesi është paralel edhe në Gjykatën e Apelit. Gjyqtari Shkëlqim Mustafa pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve vendosi të rrëzoi kërkesën e organit të akuzës.

Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës u vu nën arrest shtëpiak pak ditë më parë, pasi nga hetimet njëvjeçare për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit, ai dyshohet të jetë qëlluar gjatë demonstratës dhe njëri prej plumbave të qitur nga pistoleta tip ‘Beretta’ e kalibrit 9 mm dhe me numër P52796Z, ka shkaktuar vdekjen e demonstruesit Faik Myrtaj. Margarit Kume, shofer i ish-komandantit të Gardës, dhe Armando Kasa, specialist i IT-së në kryeministri, akuzohen për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 7 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • Drejtesimi E hėne 6 Shkurt 2012 11:00

    Komandanti i gardes Ndrea Prendi akuzohet qe paska vrare nje bandit si Faik Myrtaj, i cili kundrejt nje shume te konsiderueshme te hollash, nuk ka protesuar por ka kryer akte banditizmi tek zona ku Ndrea Prendi ka punen e tij, shtepine e tij, jeten e tij dhe detyren e tij. Askush me nje logjike minimale, nuk besoj qe ajo ishtte nje PROTESTE! Tani hyn ne LOJE ajo qe fatkeqsishte quhet DREJTESI Si mund te quhet drejtesi , kur shikon goxha Ushtarak te Larte te nje Shteti, keshtu te nxire ne sy dhe te kercenuar per goditje ndofta vdekjeprurese? Ne Shqiperi cfare nuk ndodh, sepse Drejtesi tashme shumekush e di qe nuk Ka. nese do kishte drejtesi, tere ato prokurore te ndyre dhe te felliqur duhet te perfundojne ne BURG.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve