Në raportin më të ri të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK), pos tjerash, theksohet se situata e dhunshme në pjesën veriore të Kosovës, rrezikon ndaljen e dialogut të ndjeshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe e kërcënon stabilitetin e brendshëm të Kosovës dhe procesin kandidues të Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Mosbindja e serbëve të veriut për të zhbllokuar rrugët dhe të pranojë autoritetin e Prishtinës, jo vetëm që kërcënon dialogun, por edhe tërë stabilitetin e vendit”, konkludon Grupi Ndërkombëtar i Krizave.
Komuniteti ndërkombëtar sipas kësaj organizate duhet të insistojë që Beogradi ta pranojë qeverinë në Prishtinë si të barabartë, bile edhe pa njohje formale. Por, kjo sipas këtij raporti nuk duhet të pritet që të detyrojë bashkëpunimin e serbëve në veri të Kosovës.
GNK konsideron se përpjekja e autoriteteve kosovare për ta kontrolluar gjithë territorin sidomos kufijtë në veri rrezikon të sjellë viktima të reja. Ky raport vlerëson se tensionet në veri të Kosovës që u rritën pas 25 korrikut të vitit të kaluar do të jenë vështirë të eliminueshme përnjëherë.
Për këtë arsye u sugjerohet Prishtinës dhe Beogradit për gjetjen e rrugëve alternative për të zbatuar marrëveshjet e arritura në dialog, për të ulur dozën e rrezikut të plasjes së konflikteve të mëtejme./kosovapress/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull