Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Grekėt: Tė gjithė do tė jemi robėr tė gjermanėve

Grekėt tė cilėt mbrėmjen e sė dielės kanė ndezur gjysmėn e Athinės, si fajtorin kryesor tė krizės dėshpėruese ekonomike nė vend, krahas paaftėsisė sė qeverisė greke, e shohin edhe Gjermaninė.

E mėrkure 15 Shkurt 2012 18:21

Grekët akuzojnë Gjermaninë se i ka sjell deri tek stadi i lypsarit në mënyrë që gjatë dekadës së ardhshme të mund t’i shfrytëzojnë.

“Deri në vitin 2020 do të jemi robër të gjermanëve. Është e pamundur të jetohet në kushte të këtilla”, ka thënë inxhinieri, Andreas Maragudakis, një nga protestuesit në Athinë.

Deklarata e tij paraqet vetëm një dëshmi të asaj që grekët mendojë se gjermanët janë përgjegjës pse vendi i tyre është duke dështuar.

Kur kësaj i shtohet ndezja e flamurit të Gjermanisë, që tashmë është bërë traditë në protestat në Athinë, si dhe pllakati skandaloze i vitit të kaluar me portretin e kancelares gjermane, Angela Merkel në uniformë naziste, është e qartë se kë grekët e konsiderojnë shkaktar të dramës së tyre.

Lideri i partisë së djathtë LAOS, Jorgos Karacaferis, deputetët e të cilës kanë braktisur qeverinë e Lukas Papadimosit, ka deklaruar se grekët nuk dëshirojnë të jenë nën çizmen e Gjermanisë.

“Gjermanët po dëshirojnë të na kolonizojnë, nënçmojnë dhe të na rrënojnë dinjitetin. Greqia nuk mund të mbijetojë jashtë Bashkimit Evropian, por mund të mbijetojë pa Gjermaninë”, ka thënë Karacaferis

Ai ka akuzuar Gjermanin se po dëshiron që të qeverisë me vendet e Evropës jugore.

“Vendimet e BE-së nuk merren në Bruksel por në Berlin. Gjermanët mendojë se me portofolin e tyre të trashë mund të menaxhojnë me jetët tona. Angela Merkel po luan lojë të rrezikshme”, ka thënë ai.

“Tri javë deri te ferri”. Kështu i ka quajtur masat që duhet të marrë qeveria greke, zyrtari për shtypi, Pantelis Kapsis. Sipas tij, këto janë detyra që duhet përmbushur në mënyrë që të përmbushen kërkesat e kreditorëve dhe të shpëtohet nga bankrotimi në muajin mars. “Vetëm duhet shikuar listën e detyrimeve pa të cilat nuk ka paketë të ndihmës prej 130 miliardë eurosh”, ka thënë Kapsis./kp/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 2 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • ibra E enjte 16 Shkurt 2012 11:51

    hahaha a kujtuat se me djersen e huj jetohet pergjithmon a ?? a kujtuat se me perzeniene cameve dhe plackitjen e tyre juve do tju shtohet pasuria edhe tash megjithate po ju japin ndihma te pa imagjinushme vlezerit e juj te krishtere vetem te ju shpetojn nga bankroti por un mendoj se kot ekan se ju do te bankrotoni ..

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve