Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Greqia akuzon shėrbimet maqedonase pėr zjarret

Sipas gazetės greke "Kiriakatiki Demikratia" (Κυριακάτικη Δημοκρατία) agjentė tė Shkupit me pasaporta shqiptare dogjėn pyjet Ilia nė vitin 2007, informon agjencia e lajmeve INA.

E hėne 6 Shkurt 2012 11:23

 

Sipas shkrimit të kësaj gazete Κυριακάτικη Δημοκρατία të datës së 5 shkurtit 2012, ekzistojnë dokumenta konfidenciale ku janë edhe emrat e shtatë anëtarëve të ekipit që organizuan zjarret në Ilia në gusht të vitit 2007, informon agjencia e lajmeve INA.

Ky dokument i është dorëzuar ministrit të Mbrojtjes të atëhershme Vangjeli Meimaraqis dhe zëvendës ministrit të brendshëm Panajotis Hinofotis.

Shkrimi i gazetës të së dielës jep të dhëna se më 17 nëntor 2007 forcat e armatosura greke ju shpërnda një qarkore nga ministri i mbrojtjes së atëhershme z.Vangjelis Meimaraqis. Dhe këto zjarre të vëna nga grupi prej shtatë anëtarësh kishte për qëllim destabilizimin dhe dobësimin e Greqisë. Gripi ka pçatur mbështetjen e disa zyrtarëve, biznesmenëve dhe qarqet e drogës.

Nga zjarret në Ilias në gusht 2007 humbi jetën një 63 vjeçarë si dhe u dogjën 269 hektarë pyje.

Nuk është hera e parë që Greqia për vënien e zjarreve akuzon vendet fqinje me të.Ajo ndër vite për këto zjarre ka akuzuar strukturat shtetërore turke si dhe shtetas të Shqipërisë. Por për këto akuza Greqia asnjëherë nuk ofrojë fakte të vërtetuar për opinionin. (A.Llalla/INA)




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve