Greqia ka paralajmëruar se mund të heqë dorë nga përdorimi i euros, po që se nuk ia del që të finalizojë pjesën e dytë të pakos financiare ndërkombëtare prej rreth 130 miliardë eurosh, për të cilën u vendos në tetor të 2011-ës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Pandelis Kapsis, ka thënë se bisedimet me agjencitë financiare ndërkombëtare në 3-4 muajt e ardhshëm do të “përcaktojnë gjithçka”, përfshirë edhe atë, nëse Greqia do ta shmangë falimentimin.
Greqia që nga muaji maj i viti 2010 qëndron në bazë të ndihmës prej 110 miliardë eurosh të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe BE-së, ndërkaq në tetor të 2011, vendet e eurozonës u përcaktuan edhe për një ndihmë tjetër financiare në vlerë prej 130 miliardë eurosh./rfe/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull