Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj
 

Greqia restauron xhamitė osmane


E premte 1 Mars 2013 19:45

Kryetari i komunës së Selanikut, Janis Boutaris të enjten, tha se xhamitë osmane në Selanik do të hapen për të kryer namazet.

Duke folur me gazetarët në Ankara si pjesë e Forumit Turko-Grek të Turizmit, kryetari i Selanikut, Boutaris, tha se është duke u përpjekur për të bindur qeverinë për të hapur xhamitë osmane për lutje.

Kryebashkiaku Boutaris ka filluar fjalimin e tij duke përshkruar Selanikun dhe duke treguar procesin aktual të restaurimit të sheshit të famshëm të Lirisë në të cilën Turqit e Rinj filluan revoltat. Ai njoftoi se Greqia është duke investuar në riparimin e shtëpisë në të cilën kishte jetuar Sulltani i Abdul Hamid i Dytë

Boutaris u pyet për të vlerësuar debatet në lidhje me ndërtimin e një xhamie në Athinë dhe restaurimin e monumenteve osmane në Selanik.

Duke u shprehur se çështja e xhamive është një detyrë e qeverisë, Boutaris tha: "Me sa di unë, një vendim është bërë në drejtim të një xhamie në Athinë."

Pasi u pyetën nëse hapja e xhamive osmane në Selanik ishte në rendin e ditës, Boutaris u përgjigj, "Ato mund të hapen për namaz së shpejti. Kjo është diçka që është nën iniciativën e qeverisë. Por imazhi nuk ka ardhur ende në fokus të plotë.

Athina është i vetmi kryeqytet i Bashkimit Evropian që nuk ka xhami, përderisa dhjetëra mijëra musliman jetojnë në kryeqytetin grek.



Greqia restauron xhamitė osmane

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 4 = ?