Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Gruevski lavdėrohet pėr "suksese"


E premte 3 Shtator 2010 17:36

 

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ‘rrahu gjoks’ sot se dy qeveritë e udhëhequra nga ai (2006-2008 me PDSH-n dhe 2008-2010 me BDI-në) kanë patur suksese kryesisht në frontin ekonomik dhe social.

Gruevski sot përmes një konference pér shtyp, bëri retrospektive për punën 4 vjeçare të udhëheqjes së VMRO DPMNE-së, dhe 2 vjet të punës së Qeverisë me BDI-në.

“Në këtë periudhë është bërë një përparim i madh në sferën e ekonomisë dhe përmirësimin e standardit jetësor për qytetarët” tha gruevski. Ai premtoi se edhe përkundër tranzicionit 20 vjeçar, krizës ekonomike dhe bllokadës nga ana e Greqisë, Maqedonia do të arrijë që të mbijetojë.

“Punët do të përmirësohen, procesi i reformave tashmé ka filluar”, tha Gruevski.

Në paraqitjen e tij, Gruevski vuri theks të veçantë në gjendjen ekonomike, investimet e Qeverisë në bujqësi, industri dhe në arsim.

Gruevski pos frontit ekonomik ka përmendur edhe reformat evropiane për të cilat vitin e kaluar vendi pat marrë edhe rekomandimin për nisjen e bisedimeve me BE-në, e të cilat nuk po ndodhin për shkak të Greqisë.

Duke folur sot në konferencën për shtyp, i vetmuar pa asnjë ministër prapa tij, Gruevski numëroi se gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE të katër viteve të fundit, ka patur rritë ekonomike më të madhe që nga pavarësia në vitin 1991, pastaj rritje eksporti në 60 për qind, rritje investimesh të drejtpërdrejta në afro 1 miliardë euro, dhe zvogëlim të lehtë të borxhit publik. Ai po ashtu numëroi rritjen e pensioneve për 30 për qind, pastaj të pagave në sektorin publik për 20 për qind,zvogëlimin e taksës për afaristët në 10 për qind,ndihmat për bujqit...

Lidhur me çështjen e emrit, ai tha se do të bëjmë gjithçka që të arrihet zgjidhje, për siç e quajti ai, problemin e imponuar nga ana e Greqisë. Ai bëri të ditur se një zgidhje eventuale, prapë se prapë do të jetë në duart e qytetarëve në referendum.

“Secili diskutim i cili do të zhvillohet, secili kompromis eventual I cili do të ofrohet, më në fund do te jetë para jush dhe vendimi do të jetë i juaji”, tha Gruevski./Zhurnal/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve