Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Gruevski: Shteti ėshtė i angazhuar pėr zbutjen e situatės me pėrmbytjet


E enjte 25 Shkurt 2010 10:16

 

Institucionet shtetërore maksimalisht janë të angazhuar në drejtim të pengimit të përmbytjeve dhe zbutjes së pasojave nga niveli i rritur i Liqenit të Ohrit dhe nivelit të lartë të lumit Drini i Zi, theksoi mbrëmë në Ohër kryeministri Nikolla Gruevski.

Duke e komentuar situatën aktuale, Gruevski tha se e njejta nuk është shkaktuar nga faktori njeri, por që bëhet fjalë për fatkeqësi të rëndë natyrore dhe serioze.

"Ne e japim maksimumin tonë, bëhet fjalë për luftë me natyrën. Edhe shumë shtete më të fuqishme dhe më të pasura kanë humbur nga natyra. Të gjitha institucionet tona janë maksimalisht të angazhuara dhe të vendosura në shkallën e parë të gatishmërisë, që pak a shumë të zbutet situata e përgjithshme. Nëse do të arrijmë, do të tregojë koha", tha kryeministri Gruevski.

Me këtë rast ai shprehi pritje se me zvogëlimin e intensitetit të reshjeve të shiut do të përmirësohet gjendja e pavolitshme hidrometeorologjike në të cilën ndodhen para se gjithash rajonet perëndimore të vendit.

"Parashikimet nga Enti hidrometeorologjik janë se reshjet do të duhet të ndalen gjatë ditëve të ardhshme. Ato janë problemi kryesor për momentin për Ohrin dhe Liqenin e Ohrit. Në Peshtanë problemi është nga ujërat nëntokësorë, e jo nga derdhja e liqenit", theksoi Gruevski.

Për deklaratat dhe vërejtjet e kryetarit të komunës së Ohrit Aleksandar Petreski se shteti gjegjësisht pushteti qendror nuk tregon interesim për problemet e qytetarëve të Ohrit vetëm sepse pushteti lokal është në duart e opozitës, kryeministri Gruevski tha se këto janë tentime mizore që të shfrytëzohet fatkeqësi elementare dhe situata e aktuale për mbledhje të pikëve politike. /mia/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve