Kryeministri Nikolla Gruevski, i cili po qëndron për vizitë në Turqi, në Izmir u takua me mërgimtarët nga Maqedonia të cilët jetojnë në atë rajon.
Në takim pati përfaqësues të shoqatave për solidaritet dhe për bashkimin e mërgimtarëve nga Maqedonia në Izmir- "Çamdibi", "Gyltepe", "Manisa", "Altinddag" dhe të shoqatës për solidaritet dhe kulturë të mërgimtarëve nga Maqedonia në Turqinë e Egjeut.
Krahas mërgimtarëve të Maqedonisë, në takim morën pjesë edhe kryetari i komunës Jenikent dhe ish deputet dhe kryebashkiak, Xhengiz Bulu.
Në Izmir sot kryeministri Gruevski bashkë me ekipin ekonomik të Qeverisë i prezantojnë përparësitë për investimin në Maqedoni para ekonomistëve turq në Forumin tregtaro-investues Turqi-Maqedoni.
Delegacioni i Maqedonisë nga Izmiri do të shkojë për në Bursë. Ditëve të kaluara volitshmëritë për investim në Maqedoni janë prezantuar para ekonomistëve turq në Stamboll, Kajseri, Konja dhe Gazijantep, ndërsa në Ankara kryeministri Gruevski pati takim me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull