Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka thënë se vitet e 90-ta e shekullit të kaluar janë periudhë kur janë bërë dëme të mëdha, ndërsa mundësitë që janë lëshuar nuk mund të kompensohen, gjegjësisht gabimet kanë qenë të karakterit strategjik me pasoja deri më sot.
Këto komente Gruevski i bëri sot pas lëshimin në përdorim të rrugës lokale nga fshati Vizbeg deri në Rrugën e Kaçanikut. “Modeli i privatizimit nuk mund të përmirësohet. Është zhvlerësuar kapital prej rreth pesë miliardë euro, të lëshuar nga puna rreth 200 mijë punëtorë, është lëshuar mundësi për hyrje në investime të huaja, ndërsa kompanitë janë dhënë në menaxherë lokalë deri në pushtetin e atëhershëm të cilët nuk dinin mirë të punojnë. Edhe 20 vite do t’i ndjejmë pasojat nga hapat e gabuar gjatë tranzicionit”.
Lidhur me kritikat nga LSDM-ja opozitare për dhënien llogari të djeshme të Qeverisë, kryeministri ka thënë se nuk ka dëgjuar asgjë thelbësore nga opozita përveç asaj se si është dukur dhe se nëse i është dridhur zëri.
Gruevski ka thënë se tani për tani bëhet fjalë për version të shkurtët të dhënies së llogarisë, por pritet së shpejti të dalë në version të gjatë në formë të shtypur dhe elektronike. / Zhurnal /
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull