Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Gruevski vizitoi 11 vjeēarin qė u sulmua nga komitėt


E hėne 8 Mars 2010 18:03

 

Kryeministri Nikolla Gruevski sot ka vizituar në shtëpinë e tij në Gazi-Babë 11 vjeçarin Bunjamin Mahmuti i cili para dy ditësh u qëllua me sende të forta nga grupi i tifozëve ‘komitët’ në patinazhin e përkohshëm në sheshin e Shkupit. Kryeministri Nikolla Gruevski tha se e gëzon fakti se gjendja e fëmijës është stabile ndërsa njoftoi se Ministria e Brendshme ka identifikuar 7 persona të dyshimtë ndaj të cilëve gjatë ditës do të ngriten flet-paraqitje për kundërvajtje Gruevski bëri thirrje për rol më aktiv të prindërve në parandalimin incidenteve mes personave të përkatësive të ndryshme etnike që të njëjtit të mos interpretohen si incidente mbi baza nacionale.

“Fëmijët si fëmijë ndodh që të zihen dhe lëndohen por kur një gjë e tillë ndodh pa provokuar askënd dhe dikush të të godas me gurë dhe në veçanti kur ata i takojnë etnive të ndryshme, mundet që të kuptohet ndryshe. Fëmiu i çdokujt mund të ndodhej në ato moment në patinazh, edhe fëmija im mund të ndodhej atje edhe i juaji dhe i çdokujt në Maqedoni mund t’i ndodhte e njëjta gjë. Për këtë shkak roli i prindërve, nxënësve por dhe i fëmijëve në përgjithësi duhet të jetë i madh”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski. Imer Mahmuti, baba i Bunjaminit 11 vjeçar nuk përjashton mundësinë që incidenti të ketë pasur prapavijë etnike, sepse sipas tij në momentin e incidentit në patinazh ka pasur më tepër fëmijë shqiptarë.

“Ndoshta pse i kanë parë shqiptarë edhe i kanë sulmuar me gurë. Asgjë nuk ka bërë, ka qenë duke rrëshqitur dhe e kanë sulmuar me gurë. Kryeministri na tregoj, saktë se do ta kërkojn dhe do t’i gjejnë autor; e incidentit”, u shpreh Imer Mahmuti, prind i Bunjaminit.

Incidentin e para dy ditëve në sheshin e Shkupit e dënuan ashpër të gjitha partitë politike dhe organizata joqeveritare shqiptare. Nga BDI-ja thanë se incidenti është pasojë e Projektit ‘Shkupi 2014’ që tashmë po i jep rezultatet e polarizimit dhe të ndarjes së shqiptarëve dhe maqedonasve. Ndërsa nga Demokracia e re thanë se incidenti është pasojë e politikave të gabuara të qeverisë aktuale. /alsat-m/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve