Vazhdon ankthi te Barcelona, sa i përket rinovimit të kontratës nga ana e trajnerit Pep Guardiola. Presdenti i Barcës, Sandro Rosell, ka deklaruar se po pret më padurim lajmin se Pep do të vazhdoj me Barcelonën.
Vetë Guardiola ka deklaruar se vendimi për rinovimin e kontratës i takon vetëm atij, dhe presidenti do të jetë i pari që do ta marrë kwtë lajm. “Ky është një problem i imi, nuk është dicka që mund të vendoset nga presidenti i klubit , nga skuadra apo nga tifozët. Është dicka për të cilën duhet të vendos unë. Kur unë ta ndaj mendjen atëherë do ti them presidentit. Përderisa nuk kam vendosur ende nuk mund të them nëse do ta rinovoj kontratën apo jo. Sapo të vendos presidenti do të jetë ndër të parët që do ta mësojë. Nuk më pëlqen që të vij këtu cdo ditë dhe të pyetem për të njëjtën gjë. Ky është një vendim që më përket mua dhe nuk ka të bëjë as me klubin dhe as me ndonjë gjë tjetër”, ka deklaruar Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes me Valencian në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit./mesazhi/A.Bilalli/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull