Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

Gyl: Ēėshtja siriane po na e shkrumbon shpirtin

Presidenti i Republikės sė Turqisė, Abdullah Gyl, i cili ndodhej nė Egjipt pėr samitin e Organizatės sė Kooperimit Islamik, dje realizoi kontakte tė rėndėsishme. Nė ditėn e tretė e tė vizitės sė tij, Abdullah Gyl u takua me homologun egjiptian Muhamed Mursi. Ky i fundit e priti z. Gyl nė hyrje tė Pallatit Presidencial.

E premte 8 Shkurt 2013 14:34

Në momentin e takimit të dy liderëve kamerat pasqyruan pamje të përzemërta.

Pas bisedës kokë më kokë, që zgjati rreth gjysmë ore, u kalua në takimin ndërmjet delegacioneve.

Bisedimet u karakterizuan nga çështja e Sirisë dhe menjëherë pas tyre liderët dolën përpara kamerave për t'iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Abdullah Gyli vlerësoi dramën në Siri dhe shtoi: "Çështja siriane po na e shkrumbon shpirtin."

Presidenti turk vijoi me këto fjalë: "Zhvillimet, ngjarjet në Siri i ndjejmë sikur të na digjej shtëpia jonë dhe të na vriteshin njerëzit tanë. Zgjatja kaq shumë e çështjes siriane po na e shkrumbon shpirtin. Prandaj ne realizuam një mbledhje si Egjipt, Iran dhe Turqi. Me këtë çështje po interesohet nga shumë afër edhe Arabia Saudite, por ne u takuam dhe këtu folëm gjithçka hapur. Filluam disa punime për të mos lejuar që Siria ta shkatërrojë veten në këtë mënyrë. Ministrat tanë të Jashtëm i janë përveshur punës dhe po diskutojnë detajet. Shpresoj që të japim kontributin tonë për ndaljen e kësaj ecurie të keqe. Megjithatë çfarëdo që ne të bëjmë, në fund do të jetë populli sirian ai, që do ta zgjidhi problemin, pasi ne nuk po e zgjidhim krizën, por po përpiqemi të mbështesim palët për të prodhuar një zgjidhje."

Gjatë bisedimeve u mor në shqyrtim gjithashtu situata aktuale në Palestinë dhe Mali, dy vende të tjera këto ku gjakderdhja dhe lotët nuk kanë të ndalur.

Në agjendën e dy liderëve ishin edhe marrëdhëniet tregtare Turqi-Egjipt.

Presidenti Gyl vuri në pah se kjo është vizita e tij e dytë në Egjipt që pas Revolucionit të Tahririt, më 25 janar 2011, dhe bëri të ditur se brenda një kohe të shkurtër vëllimi tregtar ndërmjet Turqisë dhe Egjiptit do të rritet ndjeshëm.

"Ne folëm për ta ngritur në një nivel më të lartë bashkëpunimin tregtar turko-egjiptian. Vëllimi ynë tregtar është 5 miliardë dollarë, por ne jemi të mendimit se këtë mund ta çojmë deri në 10 miliardë dollarë në vit. Investimet e afaristëve turq në Egjipt aktualisht janë mbi 2 miliardë dollarë dhe në këto biznese janë punësuar rreth 60.000 vetë. Besoj se këta numra do të rriten brenda një kohe të shkurtër", tha kreu i shtetit turk.

Gyl u ndal edhe mbi trazirat politike të disa javëve të fundit në Egjipt.

"I dhamë z. Mursi disa këshilla rreth kësaj teme. Nuk është aq e lehtë të kalosh nga një regjim diktatorial dhjetëravjeçar në demokraci", theksoi ai.

Kurse Presidenti egjiptian, Muhamed Mursi u shprehur i kënaqur për miqësinë rrënjësore ndërmjet dy vendeve dhe i ftoi biznesmenët turq për më shumë investime në vendin e tij.

Ndërkaq, Abdullah Gyl, i cili mbajti fjalimin e hapjes së punimeve të ditës së dytë të samitit të OKI-t, vuri theksin mbi Pranverën Arabe dhe shtoi: "Duhet t'ia dimë vlerën transformimit të madh, që filloi me 'Zgjimin Arab'. Duhet të përpiqemi të gjithë së bashku që këtë shans historik, që na ka rënë në dorë, ta shndërrojmë në demokraci, paqe dhe mirëqenie për popujt tanë."

Mbrëmë Presidenti Abdullah Gyl përfundoi kontaktet në Egjipt dhe u kthye në Turqi./trt/



Gyl: Ēėshtja siriane po na e shkrumbon shpirtin

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 5 = ?