Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj
 

Haga liron ish-kreun e ushtrisė Jugosllave


E premte 1 Mars 2013 19:17

Tribunali i Hagës ka hedhur poshtë dënimin me 27 vjet burgim të ish-shefit të Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiq. Gjykatësi i tribunalit Teodor Meron ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.

Perishiq akuzohej për ndihmesën dhe mbështetjen e vrasjeve dhe veprimeve çnjerëzore në Sarajevë, Srebrenicë dhe Zagreb, gjatë viteve 1990. Fillimisht, ai u dënua me 27 vjet burgim. Dënimi i tij u anulua pasi sipas Hagës, ndihma e tij "logjistike" për serbët në Bosnjë dhe Kroaci nuk mund të krahasohet me ndihmën në krimet e luftës. 

/mesazhi/



Haga liron ish-kreun e ushtrisė Jugosllave

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 8 = ?