Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Hagė: Prokuroria akuzon Kroacinė pėr pastrim etnik tė serbėve


E hėne 30 Gusht 2010 15:05

 

Forcat kroate qëllimisht kanë dëbuar dhjetëra mijëra serbë gjatë fushatës ushtarake të vitit 1995 për të rimarrë territoret që më herët ishin pushtuar. Forcat kroate në mënyrë të paligjshme bombarduan civilët serbë dhe dogjën shtëpitë e tyre gjatë operacionit të njohur me emrin “Stuhia”.

Deklaratat u bënë nga Prokuroria e Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë gjatë fjalës përmbyllëse të akuzës në rastin e tre gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina, Mlladen Markaç dhe Ivan Çermak.

Prokurori i rastit, Alan Tieger, tha se autoritetet kroate i urdhëruan trupat të mos kryenin krime gjatë rimarrjes së kontrollit të rajonit të Krajinës, por shtoi se ata nuk synonin që urdhërat e tyre të ndiqeshin.

Gotovina, Markaç dhe Çermak janë deklaruar të pafajshëm dhe shihen si heronj në Kroaci./rel/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve