Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Hague sot nė Beograd sjell ultimatumin?


E marte 31 Gusht 2010 10:47

 

Ministri i Jashtëm britanik, William Hague, shkon sot në Beograd, në një vizitë gjatë të cilës ai do të takohet dhe të bisedojë me zyrtarët më të lartë të Serbisë. Hague shkon në Serbi vetëm pak ditë pas vizitës së ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle. Nuk është fshehtësi se mënyra e paraqitjes së Rezolutës serbe për Kosovën në OKB ka shkaktuar fyerjen personale të ambasadorit britanik në Beograd, Steven Wordsworth. Ambasadorët ishin ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku iu ishte prezantuar propozimi i Rezolutës serbe,(ata qenë të detyruar të nënshkruanin me dorën e vet) e pas kësaj Rezoluta ishte dorëzuar menjëherë pa e pritur mendimin e tyre. Ishte kjo fyese. Sipas gazetës “Blic” të Beogradit, e cila citon burime diplomatike nga Brukseli, Hague nga Tadiq do të mund të kërkonte që kjo rezolutë të tërhiqet në tërësi. Mirëpo, nuk pritet një këmbëngulje në këtë kërkesë dhe Londra me siguri do të pranojë ndryshimin e Rezolutës, e cila do të ndryshonte rrënjësisht. Analistët janë shprehur se Hague sjell në Beograd ultimatumin për tërheqjen ose ndryshimin rrënjësor të Rezolutës serbe mbi Kosovën, por zyrtarë të Beogradit thonë ai shkon në Beograd me ftesën e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, dhe se nuk bëhet fjalë për kurrfarë ultimatumi.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve