Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Hakerėt kinezė sulmojnė NATO-n, institucionet e BE-sė dhe SHBA-sė


E hėne 8 Mars 2010 22:51

BE-ja, SHBA dhe NATO gjithnjë e më shumë janë të ekspozuara ndaj sulmeve kompjuterike nga Kina, ndërsa Perëndimi nuk është ende në gjendje të mbrohet në mënyrë efikase nga sulmet e hakerëve kundër hyrjeve në sistemet kompjuterike të institucioneve dhe shërbimeve të inteligjencës, njoftuan mediet perëndimore.

NATO dhe BE-ja kanë paralajmëruar gjatë ditëve të kaluara se duhet mbrojtur urgjentisht materiali i shërbimeve sekrete nga sulmet më të reja të hakerëve nga Kina, ndërsa Pekini demanton përfshirjen në sulmet e hakerëve, shkruan sot “Times”.

Sulmeve i janë ekspozuar institucionet qeveritare dhe ushtarake në SHBA, ndërsa analistët e atjeshëm thonë se Perëndimi nuk ka mënyrë efikase t’i kundërpërgjigjet këtyre sulmeve, thotë e përditshmja londineze.

BE-ja është më e rrezikuara, pasi që mbrojtja nga sulmet kompjuterike i është besuar shteteve anëtare.

Jonathan Evans, drejtori i përgjithshëm i shërbimit britanik të kundërzbulimit MI5 ka paralajmëruar që në vitin 2005 se disa shtete po merren aktivisht me sulme kompjuterike. Ai atëherë nuk kishte precizuar se për cilin shtet është fjala, por pjesëtarët e shërbimeve të sigurisë tani thonë se rreziku më i madh në këtë aspekt vjen nga Kina.

Drejtori i FBI Robert Miller ka paralajmëruar që përveç shteteve të huaja, në të ardhmen rrezik mund të paraqet edhe al-Qaeda. /koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 5 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • hakera E marte 9 Mars 2010 7:36

    qe kush jane hakera jo me kqyr me ja hakeru tadiqenit

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve