Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

“Hamami i Madh” po ngec

Faza e tretė e punimeve nė objektin “Hamami i Madh” akoma nuk ka filluar.

E enjte 5 Gusht 2010 12:31

 

Se do të fillojnë punimet në këtë objekt është thënë qysh gjatë vitit të kaluar, mirëpo, sikurse atëherë, kur pat deklaruar Mustafë Halili, shef i sektorit të kulturës, në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sporte në Komunën e Prishtinës se para se të fillojnë punimet në këtë fazë, duhet të merret vendimi i ekspertëve se për çfarë do të dedikohet ky objekt, të njëjtin mendim e ka thënë edhe gjatë ditës së djeshme, se nuk mund të fillohet të punohet në këtë fazë, pa u marrë mendimi i ekspertëve.

“Edhe përkundër faktit se Komuna e Prishtinës ka ndarë 100 mijë euro për këtë fazë dhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte ka ndarë 50 mijë euro, akoma nuk kemi filluar të punojmë. Duhet të presim vendimin”, ka thënë Halili, duke mos llogaritur se një vendim i tillë është vonuar për më shumë se një vit.

Se nëse e vlerëson të jetë një zvarritje lidhur me investimet në këtë objekt që rangohet të jetë i një rëndësie të veçantë, pasi që është në listën e objekteve që hyjnë në kuadër të vlerave të Trashëgimisë Kulturore, Halili ka thënë jo.

“Nuk mund të vlerësojmë se ka zvarritje sepse është një objekt me një rëndësi të madhe dhe se investimet në këtë objekt duhet të bëhen të qëndrueshme e jo të përkohshme”, ka thënë Halili.

Mirëpo, pos kësaj deklarate, Halili ka treguar edhe një arsye tjetër se pse janë vonuar investimet në këtë objekt. Ideja se objektet me rëndësi të veçantë do të kalojnë në kompetencë nga komuna në MKRS-së është fakti tjetër që duhet të pritet.

“Ne jemi duke pritë deri të hënën se çfarë vendimi do të merret. Nëse ky objekt kalon në kompetencë të Ministrisë, atëherë duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë në këtë mes”, ka thënë Halili.

Se do të kalojnë në kompetencë të Ministrisë objektet me rëndësi të madhe kulturore, e ka konfirmuar edhe Haxhi Mehmetaj, drejtor i Institutit për Monumente.

“Të gjitha monumentet e kulturës kalojnë në kompetencë të Ministrisë”, ka thënë Mehmetaj, i cili këtë bartjet kompetencave e ka vlerësuar si të qëlluar, edhe pse, sipas tij, këto dy institucione duhet ët bashkëpunojnë me njëra tjetrën për një menaxhim më të mirë.

Ndërkohë, se një bartje e tillë tashmë ka ndodhë e ka vulosë vet ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte, Lutfi Haziri, i cili ka njoftuar për “Zëri”, se jo vetëm objektet e Komunës së Prishtinës por edhe objektet e komunave të tjera që vlerësohen të jenë me rëndësi të veçantë janë në kompetencë të Ministrisë për Kulturë.

“Përmes Qendrave Rajonale bëjmë inspektimin këtyre objekteve. Tashmë jemi në fazën e parë të vlerësimit teknik dhe do të shohim gjendjen e këtyre objekteve për restaurimin e tyre”, ka thënë Haziri.

Në anën tjetër në objektin e Hamamit të Madh deri më tashti është investuar në dy faza: faza e parë ka përfshirë pastrimin dhe konsolidimin dhe faza e dytë, restaurimi dhe konservimi i objektit. Ndërkohë, në mesin e këtyre dy fazave është punuar në gërmime arkeologjike. Ndërkohë, tash pritet të nisin edhe punimet në fazën e tretë që përfshijnë edhe infrastrukturën e brendshme.

Ndërkohë, se çfarë destinimi do ti jepet këtij objekti akoma nuk dihet, pos që është përfole më herët se ky objekt mund të shërbejë si: galeri, muze, qendër kulturore, apo të një destinimi tjetër.

Hamami i Madh i Prishtinës, që daton që nga shekulli i XV-të, dikur ishte pjesë themelore e kompleksit të xhamisë së mbretit Fatih, dhe ka shërbyer si vendtakim shoqëror si për femrat ashtu edhe për meshkujt e qytetit.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve