Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Haxhinasto nė Libi, kėrkon njohjen e Kosovės

Ministri i Jashtėm ka theksuar se “Shqipėria eshte e gatshme tė asistojė Libinė nė periudhėn e tranzicionit nga diktatura nė demokraci”

E diel 5 Shkurt 2012 15:47

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto ka zhvilluar takime zyrtare me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi, Mustafa Abduljalil, me kryeministrin Abdulraheem Alkeeb dhe ministrin e Jashtëm Ashur Ben Khaial, raporton NOA.

Takimet janë zhvilluar në kuadër të një vizite dy ditore që kreu i diplomacisë shqiptare ka zhvilluar në Libi, ku është diskutuar për ndihmat që do të jap Shqipëria për tranzicionin dhe për njohjen e Kosovës.

Ministri i Jashtëm ka theksuar gjatë takimet me autoritetet më të larta të Libi-së, se Shqipëria mbështet “tranzicionin e popullit libian”. Nga ana tjetër Haxhinasto ka theksuar se me rënien e regjimit të Gedafit mes dy vendeve “hapet një faqe të re marrëdhëniesh”.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm ka theksuar se “Shqipëria eshte e gatshme të asistojë Libinë në periudhën e tranzicionit nga diktatura në demokraci”. Ndërkohë që ka diskutuar dhe për njohjen e Kosovës nga Libia./express/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve