Shkruan: Bilall Maliqi
Titulli: “Metafora e heshtjes”
Autore: Sejhane Mehmeti
Shtyp: Sh.b. “SAS”, Prishtinë 2009, faqe 68.
/Në emër të jetës/, me këto vargje autorja nis këtë përmbledhje poetike duke vënë në spikamë sfidat, dhembjet, dashurinë ku të gjitha tani bashkëdyzohen me pikën e lotit.Që në fillim të librit shohim se autoren e frymëzon vetmia, heshtja, jeta e qetë etj., te të cilat figuracioni poetik është i qëlluar dhe në vend të duhur.
Poezitë e këtij libri në tërësi janë gjysëmhermetike dhe hermetike të paisura me një gjuhë të rrjedhshme poetike ku e bënë më interesant dhe më me art këtë vëllim poetik.
Heshtja si metaforë
Me vargje heshtjeje autorja hyn në koncept të mallit, vetmisë por edhe të heshtjes e cila manifestohet në forma të ndryshme varësisht nga momenti e koha.
Shtrirja e frymëzimeve të autores paraqitet edhe me emocione të cilat diku-diku theksohen nëpër vargje e më vonë të lidhen forcërisht me dashurinë e Zotit sepse:
“Të mos ishte
Dashuria e Zotit
S’do të ekzistonim unë dhe ti”
Laryshia tematike e librit tregon seriozitetin e autores në tri ciklet poetike që përbëjnë trungun e këtij vëllimi dhe tregon qartë se kemi të bëjmë poezi të cilat kanë një vlerë të begatshme artistiko-letrare.
Të tillë me trekëndëshin, heshtje-vetmi-jetë titullohen edhe ciklet e librit si: Shtrati i vetmisë, Monotonia e heshtjes dhe Me erën e jetës ngopem, ku titujt japin një pasqyrë reale të përmbajtjes së librit.
Poezitë që e kompletojnë këtë libër nuk janë të gjata, kanë një strukturim të zakonshëm, ku në të shumtën e rasteve në vargje ndeshemi me metaforën ku autorja me sukses ia ka gjetur vendin e duhur.
Në disa raste kemi përsëritje të heshtjes gjë që është e arsyeshme sepse ashtu e dikton situata dhe momenti.
Në vazhdim të shtjellimit të poezive ndeshemi me mallin që ka autorja ku pasqyrohet ndjenja e dashurisë së parealizuar ku:
“Zemra kohë ndarje
S’pranon”
Pra kohëndarja nuk pranohet nga autorja. E përparshmja kohë tani shndërrohet në bukuri të zezë…
Monotonia e heshtjes
Në vazhdim monotonia bëhet edhe më e theksuar në vargjet poetike të autores e cila assesi nuk mund të del nga ky koncept i monotonisë dhe heshtjes, por heshtje e monotonia tani më bëhen mit.
Kur jemi te ky cikël poetik duhet përmendur poezitë:/Në jetë për jetën/ , /Valigje malli/, / Jehonë ombrelle/, / Liri poetike/, /Pikturë delikate/ etj., për t’u ndalur te poezia /shpëtom Zot/ ,ku autorja tani i dorëzohet Zotit ku e lutë që ta shpëton nga epitetet e gabuara, nga ky labirint i jetës…
Tani në vazhdim autoren e frymëzon të shkruaj vargje poetike malli për atdheun, ku jep një mesazh të qartë përmallimi dhe malli për atdheun.
Prishtina, Tirana, Liqeni i Shkodrës ishin objekt frymëzimi për Sejhanen, ku iu shkroi vargje tërheqëse dy kryeqendrave më të mëdha shqiptare dhe Liqenit të Shkodrës.
Përsëri autorja kthehet në dozen e zisë dhe mallëngjimit, ku me anë të vargjeve shprehet:
“Në zi e mallëngjim
Thuhen fjalë të brishta
Refren i ditës
Bëhet zemërimi”
Pra edhe në përditshmëri kur thuhen fjalë të brishta, atëherë refren i ditës bëhet zemërimi.
Prej gjithë kësaj që u tha deri më tani mund të themi se vëllimi poetik “Metafora e heshtjes” e autores Sejhane Mehmeti posedon vlera të begatshme artistiko-letrare dhe është në rrugë të mbarë ta rris gradualisht vlerën e shkrimeve të saja edhe në të ardhmen…
Shenime biografike
Sejhane Mehmeti lindi më 1986 në Preshevë. Shkollën fillore e mbaroi në Preshevë. Shkollën e mesme medresenë “Alaud-din” e kreu në Prishtinë.Tani është studente e Fakultetit Filologjik-Departamenti:Letërsi shqipe.
Me krijimtari nisi të merret qysh nga bankat e shkollës fillore. Përmbledhja poetike “Metafora e heshtjes” është libri i saj i pare.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Blerim Gashani
Mr. Ardian Ramadani
Artan Musliu
Qerim Isufi
Reklama 228 x 90.png)