Histori, traditë, trashëgimi, kulturë e përcjellë deri në ditët e sotme. Një varg stendash, përmes imazheve, por edhe teksteve, japin një histori të përmbledhur të çamërisë. Ekspozita është çelur dje në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Njëkohësisht, e konsideruar si dita e traditës çame, aktiviteti i pasdites së djeshme ka përfshirë edhe elemente të kulinarisë.
Amvisat çame kanë ofruar për të pranishmit gatime tipike të tyre, duke sjellë në këtë mënyrë jo vetëm larminë e kësaj kulinarie, por edhe një traditë që vazhdon të ruhet edhe sot në familjet çame. Këto aktivitete i paraprijnë në mënyrë të natyrshme 27 qershorit, ditës së kujtimit të gjenocidit grek ndaj popullsisë çame.
“Çamëria, pasojat e gjenocidit grek”, kështu titullohet një prej stendave që tregon njerëz të përvuajtur të shpërngulur nga vendet e tyre me dhunë. Ekspozita përfshin elementë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me figura të shquara të krahinës, kontributin që kjo krahinë dhe personalitete të saj kanë dhënë në historinë e Shqipërisë, gjejmë rite e tradita, por edhe veshje tradicionale. Aktori Reshat Arbana, i ftuar edhe më herët në aktivitete të organizuara nga komuniteti çam, ka lexuar vargje poezish të shkrimtarëve me origjinë nga çamëria./gazeta start/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull