Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Holanda respekton vendimin e KE-sė pėr vizat

Holanda respekton qėndrimin e Komisionit Evropian lidhur me procesin e liberalizimit tė vizave me Shqipėrinė kanė bėrė tė ditur burime diplomatike nga ambasada holandeze e akredituar nė Tiranė, tė cituara nga “Gazeta Shqiptare”.

E marte 7 Shtator 2010 10:25

 

Duke reaguar ndaj deklaratave të ashpra ndaj heqjes së vizave me Shqipërinë nga ana e një eurodeputeti holandez në Komisionin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme në Parlamentin Evropian, diplomatët e ambasadës Holandeze në Tiranë kanë konfirmuar se parlamentari Van der Stoep përfaqëson grupimin "Partia për Liri" në PE, por nuk flet ne emër të qeverisë holandeze.

“Shtetet anëtare të BE-së nuk janë ende pjesë e diskutimit në lidhje me liberalizimin e vizave, ndërsa Mbretëria e Holandës do të përcaktojë pikëpamjen e saj në momentin kur Komisioni Evropian të japë këshillën tek Këshilli Evropian”, theksuan burimet diplomatike, citon Gazeta Shqiptare.

Ndërkohë Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian miratoi të hënën projekt-rregulloren për heqjen e regjimit të vizave të paraqitur nga europarlamentarja Tanja Fajon.

Rregullorja, e cila, rendit Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në listën pozitive të BE-së për heqjen e vizave u miratua me 43 vota pro, 3 abstenime dhe 2 kundër gjatë votimit në komision.

Dokumenti pritet të kalojë më 12 shtator në Komisionin Evropian, më 15 shtator në Parlamentin Evropian dhe më pas u dërgohet vendeve anëtare të BE-së. Ministrat e Brendshëm të bllokut pritet të japin verdiktin e tyre lidhur me propozimin në mbledhjen e 7-8 nëntorit në Bruksel dhe pas kësaj vendimi pritet të hyjë në fuqi para Krishtlindjeve.

Ekspertët që “inspektuan” Shqipërinë gjatë verës së këtij viti vlerësuan se një pjesë e madhe e kushteve për heqjen e vizave është përmbushur, por se ende duhet bërë kujdes me sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe përgjimin e rrjeteve kriminale. /Bw/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve