Organizatori Wesley Sneijder ka udhëhequr Holandën që mposhti 3:2 Uruguain të martën mbrëma në ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit Botëror 2010, të zhvilluar në stadiumin "Green Point Stadium".
Përfaqësuesja e Holandës është kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror pas plotë 32 vjet pritjeje, ndërsa për ta kjo është finalja e tretë pas atyre të vitit 1974 dhe 1978.
Krahas Sneijderit (70') që shënoi për Holandën, në gjysmëfinale shënuan edhe Arjen Robben (73') dhe Giovanni van Bronckhorst (18'). Për Sneijderin ky ishte goli i pestë në Afrikën e Jugut, që e bën atë shënuesin më të mirë të Botërorit 2010 së bashku David Villan e Spanjës.
"Thjesht, është fantastike. Ishte një ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë, por jam i lumtur që në fund ia dolëm të shënonim fitore. Tash jemi shumë afër për të triumfuar në Afrikën e Jugut dhe do t'i shijojmë këto momente deri para finales", është shprehur Sneijder.
Golat te Përfaqësuesja e Uruguait i shënuan sulmuesi Diego Forlan (41') dhe mbrojtësi Maximiliano Pereira (92').
Futbollistët e Holandës e nisën furishëm takimin kur Dirk Kuyt në minutën e katërt gjuan mbi portë pas harkimit të Sneijderit dhe grushtimit të portierit uruguaian, Fernando Muslera.
Luhej minuta e 18-të kur kapiteni Van Bronckhorst befasoi të gjithë, në veçanti gardianin Muslera. Van Bronckhorst merr top pas kombinimit të Sneijderit me Demy de Zeeuwin dhe prej 36 metrave shënoi gol me ndihmën e shtyllës.
Kur pritej që ekipet të shkonin në pushimin midis dy pjesëlojëve me epërsinë e Holandës, në skenë del kapiteni i Uruguait, Diego Forlan. Ky i fundit prej 28 metrave shënoi mbi kokën e portierit holandez Maarten Stekelenburg për barazimin e shifrave 1:1.
Forlan pati rastin e parë në pjesëlojën e dytë, por goditjen e tij nga gjuajtja e lirë në minutën e 67-të e dëboi portieri Stekelenburg.
Sneijder në minutën e 70-të për herë të dytë kaloi Holandën në epërsi pasi shënoi me një gjuajtje të ulët brenda zonës. Ndërsa, tre minuta më vonë edhe Robben u regjistrua në listën e golashënuesve. Ai në minutën e 73-të shënoi me kokë pas harkimit të Kuytit nga krahu i majtë. Njëherësh ky gol ishte jubilar, pasi ishte goli numër 2.200 në kampionatet botërore.
Në minutën e dytë të lojës shtesë Pereira arriti të shënonte gol, por Uruguai nuk bëri asgjë më shumë, edhe pse në këtë ndeshje luajti pa sulmuesin e suspenduar Luis Suarez.
Në finale Holanda do të luajë me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale, Gjermania-Spanja.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull