Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Hovit: Anėtarėsimi nė BE pa asnjė vonesė


E marte 21 Shkurt 2012 12:59

 

Parlamenti Evropian (PE) duhet të mbështesë negociatat paraqasëse të anëtarësimit të Maqedonisë në BE, pa asnjë vonesë.

Kjo është theksuar sot nga raportuesi i PE-së për Maqedoninë, Riçard Hovit, i cili po qëndron në Shkup me një grup joformal të Parlamentit Evropian të ashtuquajtur "Miqtë e Maqedonisë".

"Në Projekt- Rezolutën që do të votohet nga mesi i muajit mars, është nënvizuar qartë se PE duhet të mbështesë negociatat paraqasëse të Maqedonisë për anëtarësim në BE, pa asnjë vonesë, si të përdoret mbiemri maqedonas në raport me gjuhën dhe kulturën", theksoi evrodeputeti Hovit.

Evrodeputeti Eduard Kukan si pjesë e delegacionit ka theksuar se qëllimi i vizitës së tij në Shkup është për dy arsye: mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë në BE, si dhe të njohë më shumë këtë vend, për të qenë një vend mik më i madh. Ata janë pritur nga zëvendëskryeministrja për evrointegrime Teuta Arifi, ministri i jashtëm Nikolla Popovski dhe më pas krerë dhe institucione tjera shtetërore. (INA)




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 8 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve