Iker Kasillas ka lënë prapa lëndimin e dorës, dhe iu është rikthyer stërvitje me skuadrën e Realit. Portieri me përvojë kishte thyer një kockë në dorën e tij të majtë më 23 janar, gjatë ndeshjes së dytë çerekfinale të Kupës së Mbretit kundër Valencias, ndaj ka qenë larg fushave të lojës që nga ai moment.
Los Blancos kanë njoftuar se Kasijas iu është rikthyer stërvitjeve. “Kapiteni i Real Madridit doli në fushë të enjten dhe përfundoi duke u ushtruar me disa ushtrime me topin, të karakterit fiziorehabilitues”, thuhet në deklaratën për faqen zyrtare të “Los Blancos”.
Ende nuk dihet se kur do të jetë i gatshëm për lojë Kasijas, edhe pse tani ka një konkurent më të fortë për një vend titullari, pasi Reali ka blerë Diego Lopezin nga Sevilla.
/Mesazhi/A.Bilalli/


