Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Personalitete

artikuj
 

Imam Xhunejd El-Bagdadi (830-910)

Si fėmi ka qenė shumė i zgjuar, aq sa edhe Kur’anin e madhnueshėm pėrmendėsh e ka mėsuar.

E mėrkure 20 Tetor 2010 23:41

 

 

Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë

 

Imam Xhunejd el-Bagdadi është një personalitet i shquar në shumë lëmi, ndër më të njohurit në kohën e tij.

Ka lindur në vitin 830, në Bagdad, por është me prejardhje persiane, nga Nahauandi, që ndodhet në Juglindje të Iranit, prej nga familja e tij ishin shpërngulur, në Bagdad.

Emri i plotë i tij është: Imam Xhunejd ibn Muhammed ibn el-Xhunejd, Ebu el-Kasim el-Kauairi el-Kazaz el-Nahauandi el-Bagdadi el-Shafi’i.

Si fëmi ka qenë shumë i zgjuar, aq sa edhe Kur’anin e madhnueshëm përmendësh e ka mësuar… Ka studiuar me shumë dëshirë, aq sa gjithnjë ishte studenti më i mirë. Ka studiuar vazhdimisht në Bagdad, përtej nuk ka bërë asnjë hap… Ka qenë Sunni, ndërsa ka ndjekur drejtimin Shafi’i…

Për aftësitë që kishte në shumë lëmi, ka dëshmi se Imam Xhunejd el-Bagdadi ka qenë Gjykatësi Kryesor i Sheri’atit, Imam kryesor i Bagdadit dhe Shejhu kryesor i tarikatit…

Është shoqëruar në vazhdimësi me Shejh Siri es-Sakati, dajën e tij, prej të cilit është frymëzuar dhe me Shejh

Harith el-Muhasibiun. Kurse prej tij me mijëra kanë mësuar, ndër ta edhe Shejh Husein Mensur el-Hallaxhi, që më vonë, me nëshkrimin e tij është ekzekutuar…

Shejh Husein Mensur el-Hallaxhi (858-922) një sufi persian, që e kishte shejh Imam Xhunejd el-Bagdadiun është dënuar, ekzekutuar për fjalën e tij: “Ene el-Hakk” (Unë jam e Vërteta (Hakku), kur ishte në një dehje zemërore, shpirtërore…!

Imam Xhunejd el-Bagdadi, në atë vendim, për ekzekutim, kishte shkruar: "Sipas Ligjit Islamik, Sheri’atit, ai është fajtor. Sipas të Vërtetës në Brendësi, All-llahu e di".

Imam Xhunejd el-Bagdadi ishte njeriu më me famë në kohën e tij. Emri i tij ka hyrë në histori sepse ka shkuar 30 herë në këmbë në Qabe, haxhi…

Ndrroi jetë duke e lexuar Kur’anin e madhëruar, ditën e xhuma, në vitin 910, në moshën 80 vjeçare.

Edhe pse kanë kaluar 1100 vjet, Imam Xhunejd Bagdadiu në gjithë botën, edhe sot e kësaj dite, studiohet, çmohet, vlerësohet, në veçanti nga ata që janë sufi…

Për sufizmin ka merita të mëdha aq sa fjalët e tij ende jehojnë, ende frymëzojnë ende udhëzojnë…

Për lexuesit e rinj, që kanë pakëz njohuri, qe disa prej këshillave të tij:

 

SUFIU I SHËMTUAR

Nëse

E shihni

Ndonjë sufi

Me pamje

Dukje,

Të jashtme,

Të zbukuruar,

Atëherë,

Menjëherë,

Duhet kuptuar

Se ai, sufi,

Përmbrenda

Është i shëmtuar…

 

-------------------------------------

 

PA SHERIAT- S’KA TARIKAT

Nëse e shihni

Ndonjë njeri

Duke fluturuar,

Askush

Mos t’i beson,

Askush

Mos t’a pason,

Përderisa

Rregullat e Sheri’atit

Ai nuk i zbaton….

 

-----------------------

 

Ç' ËSHTË SUFIU?

Sufiu është

I ngjajshëm

Me tokën:

Mbi te

Hudhën, gjuhen,

Të gjitha flliqëtirat,

Por, asgjë,

Megjithatë,

Prej tokës

Dalin, rriten,

Të gjitha të mirat.

 

Sufiu është

Sikur retë;

Ato të gjithëve

U bëjnë hije,

Sjellin freski.

 

Besimtari-Sufi

Është si një

Pikë shi

E cila

Kudo që bie

Sjellë gjallëri…




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 5 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • E mėrkure 20 Tetor 2010 12:44

    cili eshte kontributi i ketij dijetari, na trego sepse ky artikull eshte shume i pakompletuar dhe.

    Reply

  • Gazi E diel 31 Tetor 2010 3:03

    A nuk po e sheh cili eshte kontributi i tij a? eshte prej sufive per qate ka shkruar Mexhidi per te, ndersa sa i perket vet Shejh Xhunejdit, e vertete eshte se ka qene prej dijetarve edhe pse ka disa leshime - sa i perket sufizmit, mirepo ajo cka pretendojne sufite e sotshem se ky dijetare eshte i tyre, mos te mashtrohen se pretendimi se ky dijetare eshte i tyre eshte pothuajse si pretendimi i disa havarixhve bashkohore se Shejh Islami Ibnu Tejmije eshte hoxhe i tyre.

    Reply

  • ABDULLAH E hėne 9 Janar 2012 21:13

    SELAMUN ALEJKUM O GAZI KUR DON ME I BOTU QATO LIBRA PER SHERIATIN SE MEZI NUK PO PRES ME I LEXU SE KY XHYNEJDI NUK PO DIN PO KA LESHIME E NE DOJMI ME I LEXU LIBRAT TUA E ME I DITE SE KU I KE LEXU QE I KA BO KETO LESHIME XHUNEJDI R A GJYKATES I SHERIATIT ME SIGURI KY KA PAS TE NGJOFSHUM NATE KOHE SE ME KETO LESHIME NUK KISHTE MUJT MU BO GJYKATES I SHERIATIT PO KISHA PAS QEF ME DIT NE CILAT LIBRA I KE LEXU QATO LESHIME NE CILAT PIKA NE CILAT FAQE DUHET ME SHKU E ME U BO EDHE TI GJYKATES I SHERIATIT VETEM NE LAGJE TANE NIHER KQYR A PO MUNESH MU BO E ME I THAN KETIJ ALIMI DIQKA SELAMUN ALEJKUM

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve