Shkruan: Valter Nasufi
Fatkeqësitë natyrore ndodhin kudo, ne çdo vend të botës, qoftë në verë apo në dimër, në vjeshtë apo në pranverë, duke atakuar kështu njerëzit të cilët ndodhen në ato vende. Por me rëndësi është se si duhet të reagohet në këto situata, çfarë duhet të bëjmë dhe si t’i shpëtojmë banorët që janë në nevojë. Dihet që këtë gjë në rradhë të parë për detyrë e kanë organet e caktuar të çdo qeverie që goditet nga një fatkeqësi, në rradhë të dytë njerëzit të cilët e shohin veten të aftë për këto situata. Pra rëndësia qëndron në faktin se si do të organizohet apo të mobilizohen këto struktura shoqërore. Në ato momente nevojitet një zhdërvjellësi e mprehtë, një reagim i menjihershëm, duke analizuar çdo mundësi veprimi për shpëtimin e banoreve që përfshihen në një fatkeqësi të mundshme. Të gjitha këto të marra sëbashku nuk mund të arrihen apo e thënë ndryshe gjasat janë shumë të vogla, ngase nevojitet një përvojë, dhe përvoja është ajo e cila nuk të huton dhe të bënë të qet dhe të arsyeshëm në marrjen e vendimeve kundra çdo situate, në këtë rast konkret fatkeqësia natyrore.
Pra, për këto situata duhen njerëz të stërvitur e të kalitur mirë, apo siç është dhe shprehja popullore “të rrahur me vajë e uthull”, e cila tregon kur një person ka përvojë të madhe që e ka marrë gjatë jetës së tij, jeta e ka mësuar të përballet me çdo gjë duke e bërë atë të urtë ose e thënë ndryshe të sillet me maturi në situata të llojëllojëshme të jetës. Persona të tillë janë në gjenje të reagojënë në këto fatkeqësi natyrore. Pra shkurtimisht nevojiten heronj, jo herojnë të miteve greke, apo herojve të filmave holliëoodian, por heronj të vërtetë
Fatkeqësia natyrore në fshatin Restelicë, ku vdiqën dhjetë persona, ishte një tragjedi e vërtetë që na shokoi të gjithëve. Por aq sa u mërzitëm aq edhe u gëzuam, këtë gëzim na e dha Amsera e vogël që u gjet në krahët e nënës së sajë të vdekur mes gërmalladhave të shtëpisë së shkatërruar nga orteku vrasës. Amsera ishte e vetmja e cila i mbijetoi nga dy familjet Reka që, shtëpitë e tyre ishin shkatërruar plotësisht. Personi i cili u bë shkak për shpëtimin e vajzës ishte imam i xhamisë së fshtatit Shaban Haxhi, i cili u tregua shumë i shkathët dhe fleksibilë duke përdorur një tub të gjatë që e futi brenda në borë në mënyrë se mos po dëgjon ndo një zë. Intuita e këtij burri doli e vërtetë, ai dëgjoi zëra dhe nuk reshti së pohuari se po dëgjon zëra. Vazhdimisht iu tregonte ushtarëve që mos të lodhen kot në vendet e tjera. Ato zëra paskeshin qënë të vërtetë, dhe bënë që
hoxha të ngulte këmbë për gërmimin në vendin ku ai i dëgjoi zërat. Pas gjithë asaj lodhje të madhe mundi u shpërblye, Amsera e vogël shpëtoi për mrekulli,
Imami i fshatit u tregua shumë i zoti në nxjerrjen e vajzës. Sa interesante dhe e çuditshme ishte fakti se si hoxha iu jepte udhëzime ushtarëve dhe njerëzve që ishin të pranishëm dhe të gjithë prisnin konkluzionet e imamit. Kjo gjë nxorri në pah aftësitë e imamit përballë kësaj situate kritike. Sepse hoxha e ka për detyrë morale që t’i dij hallet e xhematit të vet, problemet që ata mund të kenë midis veti, e sidomos kur është fjalë për goditjen e ndonjë fatkeqësie natyrore. Ngase hoxha si qëmoti ashtu edhe sot nuk dinë vetëm të rri në xhami, apo pastron kufomat, por ata kanë kontribuar shumë për komunitetin ku kanë jetuar, në mbrojten dhe në rimëkëmbjen e vendit në përgjithësi. Ashtu siç kanë kontrubuar në të kaluarën hoxhallarët në Lidhjen e Prizrenit, në pavarsinë e Shqipërisë, në luftën e Kosovës, po ashtu kanë kontribuar shumë edhe në pajtimn e gjaqeve edhe ky fakt nuk duhet harruar. Këto i përmenda jo për të përfituar nga rasti i kësaj ndodhie, por për të treguar një bagazh të shkurtër të hoxhallarëve dhe për të kujtuar se këta njerëz që i besojnë Zotit janë të vyeshëm për atdheun e tyre dhe për shoqërinë në përgjithësi.
Rasti në fjalë na tregon edhe njëherë se hoxhalarët janë njerëz që bëjnë për shoqërinë dhe japin ç’mos për të, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për të rrezikuar jetën e tyre nëse është nevoja. Gjthashtu mundohen në maksimum për popullin e tyre që me ato që ju gjinden t’i ndihmojnë. Por edhe nëse nuk kanë mundësi materiale ata mundohen që me fjalët e tyre t’i forcojnë shpirtërisht njerëzit dhe të mos shohin prapa se çfarë iu ndodhi pro të ecin përpara dhe të mendojnë për të ardhmen se çfarë do të bëjnë. Ky fakt i gallë dhe i freskët për mendjet tona na bënë me dije se hoxhallarët vlenjë dhe se shoqëria ka nevoj për ta, ka nevoj për dijen e tyre, për eksperiencën e tyre dhe për mirësinë që e përhapin te njerëzit me zemërbardhësinë e tyre.
Tragjedia e Restelicës na ka mësuar shumë gjëra, për të cilat duhet të mendojmë mirë. Na mësoi se si duhet të sillen njerëzit në rastin e fatkeqësisë, nga ana tjetër na mësoi të durojmë derisa të presim për një rezultat mundhshëm dhe gjithashtu na mësoi që imamët mos t’i paragjykojmë, por të vedijësohemi dhe të kuptojmë se imamët ashtu siç kanë kontribuar në të kaluarën, po kontriubojnë edhe sot, duke u bërë kështu nga njerëzit që shoqëria të flasi mirë për ta duke dëshmuar atë që dinë edhe në praktik. Në fund, nuk i mohohet e as nuk i harrojmë kontributin të dhane ushtarët të FSK, por veçuam në veçanti përpjekjet e Imamit sespe ai u bë shkak që
AMSERA e vogël jeton sot, pra këtë e bënë që imam Shabani të jetë një hero i gjallë. Fjalët e imamit pas shpëtimit të vjazës së vogël ishin:”Ne e dimë fort mirë që një njeri që i ringjall një person është si me e ringjall një botë, kjo është si një lloj ringjallje, me e kthy në jet përsëri”, fjalët e imamit plot emocion tregojnë gëzimin e papërshkrueshëm që ka një person në ato rrethana. Me të vërtetë shembulli i këtij imami nuk e nderon vetem fshtain në fjalë por i nderon të gjithë hoxhallarët për meritat e tyre që kanë dhe shqipëtarët ne përgjithësi.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 11 herePor mos harrojm se edhe disa imam,hoxhallar,intelektual kan kontribuar qe sot ne te gjendemi ne ket situate,duke mar pjes edhe une,nuk e arsyetoj veten time.ne ket dekadenc shekullore.pa mos e mohuar mundin dhe kontributin e disa tjereve,te cilet kan qene me te suksesshem ne disa sfera.
selamu alejkum.pershendetje per imamin e nderuar ALLAHU E NDEROFT ME TE MIRAT E TIJ NE KET BOTE DHE BOTEN TJETER.historia e paster islame eshet e mbushur me shembuj te till.misioni i qdo imami eshte tju sjell te mira popullit te tij ,dhe ket e kan deshmuar gjitheher si para lufte si ne luft dhe pas lufte prap po deshmojn nje gje te till .
Allahu e shperbleft ket burr se vertet hero i gjall ish Allahu me xhenet e shperbleft.
Selam alejkum.Allahu xh.sh. te shperbleft ashtu siq din Ai,te beft kohen me bereqet,ne rrethin ku jeton,ty dhe gjith imamave qe kontribojn per Islam, amin.
esselamualejkum All-lahu e shperbleft hoxhen hero edhe ty vella i nderuar per thurrjen e ketyre fjaleve te bukura qe nuk kam degjuar me pare te thuhen keshtu fjale te mira per hoxhallaret,vetem se paragjykime te pabaza nga me te ndytat,vertet edhe ato jane njerez kan nevoje per ndonje fjale te mire ndoshta kjo do ti bente te jene edhe me te mire .tung
Allahu azze we xhel e shpėrbleftė Imamin me tė mirat e tė dy botėrave. Natyrsith se nuk mund tė themi se tė gjithė Imamėt janė tė njėjtė ashtu sikur edhe ne njerėzit andaj secili kryen atė detyrė pėr ēka mundet dhe ka aftėsi, por kėso njerėz e nė veēanti kėso Imam na duhet nė ēdo kohė dhe nė ēdo gjendje.Allahu tė shkruajtė kėtė vepėr nė ditarin e veprave mė tė ēmuara, tė ndėrtoftė njė pallt nė Xhenetin Firdeus dhe tė shtoftė tė mirat nė Jewmul Mezid ditėn e shtimit.AMIN JA RABBI
Selamu Alejkum,Lus Zotin ta shperblej imamin e nderum ,qe naj dha kete nam neve hoxhallareve ,edhe pse eshte zbeh pak ,por jan keta hoxhallar qe tregojn se edhe hoxhallar qe ekan dertin e kti popullit dhe ummetit mbar ka ,ka elhamdulila edhe ne vendin ton,Selamu Alejkum
Cdo te mire iu deshirojm te mirat e ALLAHUT iu ardheshin ne kete bote dhe boten tjeter,ALLAHU ua shperbleft ashtu siq din AI.
Imami, verete hero i Gjalle por shumica e muslimanve jemi ne gjume...te pa organizuem se eshte dashte me u nise numer i madhe i Hoxhollarve bashke me Xhematin prej te gjitha qendrave te Kosoves e me ju dal ne ndihem Vllaznive ne Restelice.
mashallah ky asht islami i vertet selamualejkum shum respekt per hoxhen.
Ka kontribu bashkesia islame dhe kreret e saj,e posqerisht hoxha Naim Ternava, mirpo per fat te keqe as qe permenden, nuk eshte qellimi i permendjes, ngase ato ndihma apo kontribute sjan bere me qellim per mu permend, mirpo pse anshkalohen muslimanet shqiptar e ju ipet perparsi ndihmave dhe kontributeve te tjera dhe bejn bum duke i cekur neper media.